Ballina Jeta “Babi të dua!” I riu shpërthen në lot kur mëson se i...

“Babi të dua!” I riu shpërthen në lot kur mëson se i ati i mbijetoi stuhisë

25
0
SHPËRNDAJE

Ky është momenti emocionues kur një i ri i cili humbi gjithçka nga Uragani Harvey mëson se babai i tij i kishte mbijetuar stuhisë së tmerrshme.

Aaron Mitchell në gjendje dëshpëruese ishte përpjekur vazhdimisht të kontaktonte me të atin që kur stuhia vdekjeprurëse shkatërroi shtëpinë e tij në Aransas Pass, në Teksas.

Mitchell i tha CNN se prej ditësh nuk kishte sinjal celulari dhe prindërit e tij nuk dinin asgjë mbi gjendjen e tij.

“Nuk ka pasur shërbim celulari që nga e enjtja, të premten. Nuk kam marrë askënd. Nëse mami dhe babai im po më shikojnë, unë jam në rregull,”i tha ai gazetarit.

“Nëna ime është në Oklahoma dhe babai im.., nuk kam asnjë të dhënë se ku është babai im. Unë jam këtu në Rockport, duke pritur për ju. ‘

Ai eci 12 kilometra në errësirë ​​për të shkuar në shtëpinë e të atit, por nuk ishte në gjendje ta gjente.

Pas intervistës emocionale, gazetari i dha Mitchell një telefon satelitor për të thirrur babain e tij.

Videoja e tregon të riun duke shpërthyer në lot pasi dëgjoi zërin e babait të tij.

‘Mirë, baba, unë do të vi me autobus. Do të jem atje, “tha ai.

“Babi unë të dua,” tha Mitchell.

“Sapo kam humbur gjithçka për të cilën kam punuar. Çdo gjë. E vetmja gjë që kam marrë janë rrobat në shpinë” përfundoi ai rrëfimin për BBC.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.