Ballina Jeta Bereqeti i Zotit është në punimin e Tokës

Bereqeti i Zotit është në punimin e Tokës

19
0
SHPËRNDAJE

Jemi dëshmitarë se sot është lënë pas dore bujqësia, ndërsa kolosët tanë të dijes na tregojnë për këtë mirësi dhe nevojën e njeriut në relacion me natyrën e cila është vazhdimësi e jetës sonë. Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë: “Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqeheni me atë që ju ka dhënë Ai. Kur të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai.” (Mulk, 15).

Nga ajeti i përmendur shohim se Allahu i Madhërishëm na e ka bërë tokën të përshtatshme për të jetuar dhe për ta punuar, të ecim nëpër sipërfaqen e saj dhe të kënaqemi me bukurinë e saj magjepsëse. Mirëpo, njeriu duhet që tokën ta punojë dhe të ushqehet me atë çka Allahu bën të del nga brendësia e saj. Alusi në tefsirin e tij përmend se Omeri r.a. njëherë kaloi pranë një grupi njerëzish dhe i pyeti: “Kush jeni ju?” Ne jemi ata që i mbështeten Allahut”, u përgjigjën: “Jo, ju vetëm mundoheni të tregoheni se jeni prej atyre që i mbështeten Allahut. Një mbështetje të drejtë e bën ai njeri i cili e mbjell farën në tokë dhe pastaj mbështete në Allahun e Madhërishëm!” (Alusi, 29/15).

Allahu i Madhërishëm dhe i dërguari i Tij, kërkojnë nga njeriu punë dhe angazhim që në këtë mënyrë të fitoj për veten dhe familjen tij. Gjëja më e urryer është që njeriu pa asnjë arsyeje të vij në gjendje për ta zgjatur dorën. Varësia nga njerëzit tjerë gradualisht bëhet sëmundje

Ta analizojmë pak më thellë hadithin e Muhamedit a.s i cili na tregon për vlerën e punimit të tokës kur thotë se edhe “në qoftë se shihni se është duke filluar Kijameti dhe ju keni një fidan në dorë, mbjelleni atë.”

Gjithashtu Imam Buhariu regjistron një hadith të Muhamedit a.s ku thotë: “Kushdo që e punon tokën e papunuar, do të ketë sevape, ndërsa gjithçka që nga ajo hanë zogjtë dhe kafshët do të konsiderohet sadaka.”

Allahu i Madhërishëm thotë:

“…Ai ju krijoi nga Toka dhe ju vuri të jetoni në të…” (Hud, 61).

Duke e komentuar këtë ajet kuranor Muhamed Gazali thotë: “Allahu i Madhërishëm të gjithë njerëzit i ka krijuar nga toka duke i obliguar ta punojnë dhe ta ndërtojnë dhe vetëm Atij t’i bëjnë Ibadet derisa të kenë kohë, e që më pas të kthehen tek Ai dhe të pyeten para Tij për atë që kanë punuar. Ai më tej thotë: “Ne shfaqim habinë tonë ndaj dy grupeve të njerëzve të cilët në kohën moderne jetojnë në sipërfaqen e tokës: “Një grup i cili nuk di të veproj mirë në rindërtimin e civilizimit (mbikëqyrjen e rregullit tokësorë), ndërkaq, në të bën jetë primitive dhe konsideron se është besimtarë (mu’min), si dhe grupi tjetër i cili përvetëson dhe pushton pothuajse tërë botën, pushton horizontin galatik, ndërkaq, lidhjen me Allahun e solli në zero, apo pak më poshtë. ” (Komentimi tematik i Kuranit).

Ndërveprimi i njeriut me natyrën si një dhuratë e Zotit dhe punimi e shfrytëzimi i resurseve të tokës zë një vend shumë të rëndësishëm në zhvillimin e çdo vendi. Krahas këtij fakti, puna e tokës – qëndrimi në natyrë, sot është përhapur me të madhe për shkak të dobive shëndetësore. Jeta e njeriut modern është bërë shumë dinamike, andaj njeriu për ta ruajtur ekuilibrin ( i lodhur nga përditshmëria e tij: studimi, teknologjia, politika etj) mundohet të gjej një harmoni, ta gjej rehatinë dhe të çlodhet pak në këtë mjedis të zhurmshëm. Disa orë që njeriu i kalon në natyrë apo në bahçen e tij, janë shumë të dobishme për shëndetin e tij fizik dhe mental. Kjo me të madhe na tregohet në portalet e ndryshme.

Këtë tekst do ta përfundojmë me një fakt interesant. Në një gazetë ditore lexova një ngjarje mes një plaku dhe disa të rinjve të cilët udhëtonin me tren. Këto të rinj bisedonin për krizën ekonomike. Andaj plaku i urtë u tha: “Tani ora është dhjetë, ndërsa ju sapo jeni zgjuar, ndoshta ende fleni, duket nga sytë tuaj. Bisedoni për krizën, ndërsa e shoh se nuk punoni asgjë, jeni të veshur me tesha të shtrenjta dhe keni telefona më modern. Shikoni jashtë nga dritarja. Çka shihni?  Shkretëtirë, tokë e pa punuar, derisa më parë kjo tokë ishte pjellore. Atëherë nuk kishte krizë, sepse çdokush e punonte tokën. Ju jeni të rinj dhe plot elan, mirëpo nuk doni të punoni. Jeni zgjuar në drekë e flitni për krizën. Derisa ju jeni zgjuar, unë tani më i kam përfunduar punët: e kam mjelë bagëtinë, e kam përgatitur dhe e shitur qumështin, ndërsa tani kthehem në shtëpi.

Përshtati: Arsim Dauti
islampress

© 2015, FRESKIRINORE. All rights reserved.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.