Ballina Të ndryshme “Bisha nga lindja”, lë të vdekur 48 njerëz në Evropë

“Bisha nga lindja”, lë të vdekur 48 njerëz në Evropë

22
0
SHPËRNDAJE

“Bisha nga Lindja” ka lënë të vdekur të paktën 48 persona në të gjithë Evropën, pasi moti i ftohtë përfshiu të gjithë kontinentin.

Shkollat janë të mbyllur dhe agjencitë e motit parashikojnë se temperaturat e ftohta do të vazhdojnë pasi numri i të vdekurve nga ngrirja u rrit në rreth 48 persona nga e premtja e kaluar.

Në Londër, një burrë rreth të gjashtëdhjetave të tij vdiq pasi u rrëzua në ujë në Danson Park në Bexleyheath ndërsa përpiqej të shpëtonte qenin e tij.

I ftohti i acartë vazhdon të mbajë të mbërthyer Evropën. Reshjet e reja të dëborës detyruan anulimin e të gjitha fluturimeve në aeroportin e Dublinit, ditën e enjte dhe mbylljen e përkohshme të aeroportit të Gjenevës në Zvicër.

Probleme të mëdha pati edhe në shërbimin hekurudhor, ndërsa shumë rrugë nëpër qytetet evropiane janë paralizuar. Rreth 2000 drejtues automjetesh u bllokuan për orë të tëra në një autostradë pranë qytetit francez të Montpellier.

Pjesë të mëdha të kontinentit të vjetër, do të vazhdojnë të dridhen nga sistemi siberian që ka sjellë temperaturat më të ulëta të viteve të fundit. Dhjetëra njerëz, shumë prej të cilëve të pastrehë, kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq, 21 vetëm në Poloni.

Viktima janë shënuar edhe në Francë, Spanjë, Itali, Britani dhe Holandë. Në kryeqytetin francez, Paris, autoritetet ngritën qendra emergjence për rreth 3 mijë të pastrehët që numëron qyteti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.