SHPËRNDAJE

Mos e humbni shpresën nëse nuk i keni buzët si Angelina Jolie, por mësoni se si me vetëm katër hapa, të krijoni iluzionin e buzëve të plota dhe sensuale …

Çfarë ju nevojitet?

  • Korrektori;
  • Lapsi me ngjyrë të buzëve;
  • Shkëlqimi transparent;
  • Shkëlqimi shkëlqyes;
  • Furça për buzëkuq;
  1. Hapi i parë – Vendosni një shtresë të hollë të korrektorit në majën e buzës të sipërme dhe të poshtme. Korrektori do të reflektojë dritën dhe në këtë mënyrë buzët duken më të plota.
  2. Hapi i dytë – Vizatoni vijën e buzëve me laps. Lirisht mund të shkoni edhe përtej vijës së buzëve, sepse korrektori do të zvogëlojë hendekun në mes të buzës dhe lapsit.
  3. Hapi i tretë – Duke përdorur një furçë, aplikoni një shkëlqim të tejdukshëm. Ju gjithashtu mund të përdorni edhe buzëkuqin me ngjyrën e preferuar, apo atë më ngjyrë të buzëve tua.
  4. Hapi i katërt – Në mes të buzës së poshtme, vendosni pak shkëlqyes. Ai gjithashtu do të reflektojë dritën, dhe buzët do të duken më të plota.
na shkruani
info@freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.