SHPËRNDAJE

Mëshira dhe dashuria e madhe e Allahut për njerëzit është një mirësi e madhe. Sepse njeriu është një krijesë qe mund të shkujdeset, që mund të harroj, që mund të gaboj, që mund të bëjë mëkate dhe që mund të mashtrohet lehtë.

Për këtë arsye Allahu me mëshirën dhe dashurin e Tij të pakufizuar duke e ditur paaftësinë dhe dobësinë e
njeriut, çdoherë atyre u ka njohur mundësi të kërkojnë falje dhe të pendohen sinqerisht për mëkatet ose gabimet e bëra. Andaj çdo njeri që kërkon faljen e mëkateve në një mënyrë të sinqertë me frikë që do të pësojë dënimin dhe ndëshkimin e Allahut mund të shpreson në faljen dhe mëshirën e madhe të Allahut. Sepse siç është komunikuar në

Kur’an “All-llahu dëshiron t’ju pranojë pendimin…” (Nisa 27). Po edhe në një ajet tjetër Kur’anor Allahu faljen e tij e shpreh kështu: Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues. (Nisa, 110)

Allahu me faljen e tij të madhe njerëzve gjatë gjithë jetës së tyre u jep raste për tu penduar. Gjëja e vetme që duhet të bëjë njeriu është braktisja e mëkateve me kusht që mos të kthehet përsëri në të njëjtat mëkate dhe të pendohet sinqerisht duke e dëgjuar zërin e ndërgjegjes para se ti vi vdekja. Se për ndryshe Allahu nuk ia pranon pendimin:

Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t’i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: “Unë tash u pendova!” e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër.
(Nisa, 18)
Të qenit e Allahut falës i mëkateve të njerëzve, të lënit e dënimit për më vonë, dhe dhënia e mundësisë për tu penduar në çdo çaste gjatë jetës është një shfaqje e mirësisë, mëshirës dhe dashurisë së madhe të Allahut për njerëzit. Sikur Allahu ti dënonte menjëherë njerëzit për shkak të mëkateve të tyre siç tregohet dhe në Kur’an nuk do të mbeste në tokë asnjë gjallesë. Allahu thotë:
Sikur All-llahu t’i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin. (Nahl, 61)
Prandaj, çfarëdo që të jenë mëkatet dhe gabimet e njerëzve të jenë, asnjëherë nuk është vonë për tu bërë një rob siç dëshiron Allahun. Sado që njeriu të ketë bërë mëkate dhe gabime çofshin të vogla apo të mëdha gjatë jetës së tij të ketë bërë, sado që te ketë jetuar larg obligimeve të fesë të ketë jetuar, në rast se pendohet sinqerisht dhe bëhet një njeri i devotshëm nuk ka nevojë të mendojë për mëkatet ose gabimet që i ka
bë në të kaluarën.

info@freskirinore.com

Sepse pasi të jetë penduar Allahu ia ka falë të kaluarën. Mëkatet ose gabimet që i ka bërë në të kaluarën mund ti mbesin vetëm si shembuj dhe këshilla mësimdhënëse që mos të kthehet përsëri në veprimin e tyre, po edhe për mos veprimin e atyre që janë të ngjashme me ato. Allahu se nuk do ti mbajë përgjegjës për të kaluarën robërit e sinqertë pasi e kanë gjetur rrugën e drejtë thotë kështu:

Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t’u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i Zotit), i zbatuar ndaj të parëve është i ditur (edhe juve do t’ju
zë). (Enfal, 38)
Pa dyshim që kjo, është një lehtësi e madhe që e ka favorizuar Allahu për njerëzit në fe.

info@freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.