Ballina Islam Cilësit kryesore të muslimanit! (krahasimi i grupit të devijuar)

Cilësit kryesore të muslimanit! (krahasimi i grupit të devijuar)

39
0
SHPËRNDAJE

freskirinore 11-Dëshira e flaktë dhe ambicia për mbyetjen e muslimanëve të pafajshëm që nuk pajtohen me rrugën e tyre të djallëzuar,përderisa Muhammedi-paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të thotë:”Shkatërrimi i botës është më lehtë për Allahun se sa mbyetja e një muslimani “.

2-Shkatërrimi i pasurive të njerëzve dhe ozurpimi i tyre,nën preteksin e plaqkës së luftës dhe meritës së tyre për luftë.Kurse Zoti i Lartëmadhëruar në Kur’an thotë:”Mos bëni shkatërrime në tokë”.

3-Frikësimi i njërëzve të ç’farëdo feje qofshin ata,ozurpimi i grave të tyre,mbyetja e fëmijëve të tyre.
Kurse Muhammedi-paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të thotë:”Musliman i vërtëtë është ai që njerëzit tjerë janë të sigurtë nga dora dhe gjuha e tij”.

4-Mbyetja e njerëzve të feve tjera jo Islame që hynë në tokat muslimanve me marëveshje shtetërore,apo diplomatike me preteksin se çdo jo musliman meriton vdekjen.
Kurse Muhammedi-paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të- thotë:”Kush e mbytë një jo musliman që hynë në një vend Islam me marëveshje shtetore,ai nuk do ta ndij erën e xhennetit”.

5-Detyrimi i njerëzve të çfarëdo feje qofshin ata t’ju paguajnë haraq,përndryshe mbyetja e tyre.
Kurse Muhammedi-paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të thotë:”Kush del në mesin e njerëzve dhe vret njerëz të pafajshëm,ose të fajshëm,musliman apo të tjerë,ai nuk është me mua,e as unë me të”.

6-Akuzimi me jo besim i dijetarëve e hoxhallarëve të mirëfilltë që nuk pajtohen me mendimet e tyre,me preteksin se janë të shitur,apo shpiun të shtetit”.
Kurse Muhammedi-paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të thotë:”Mallkimi i muslimanit është sikurse mbyetja e tij”,e si qëndron puna ai që e akuzon dikë me jo besim dhe ai është dijetarë,apo hoxhë.

7-Akuzimi i shteteve Islame me jobesim me preteksin e dezertimit dhe daljes së tyre nga Islami,dhe se kjo sipas tyre është urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja.

8-Masakrimi i trupave të njerëzve që i mbysin kinse e meritojnë atë,kurse Muhammedi paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të thotë:”Luftoni me emër të Allahut(nëse është periudhë e luftës)por mos teproni,mos masakroni,mos mbytni fëmijë,gra dhe pleqë”.

9-Komentimi i citateve Kur’anore dhe Profetike sipas tekave dhe dëshirave të tyre,jashtë kontekstit të tyre që i komentojnë dijetarët e mirëfilltë të katër drejtimeve juridike,që njihen si Ehli Sunneh vel xhema’ah.
p.sh:citatet që flasin për urdhërim të mirë dhe ndalim nga e keqja,i komentojnë me domosdëshmeri të kryengritjes kundër prijësve.

10-Veshja dhe preferimii ngjyrës së zezë në çdo gjë.
Kurse ngjyra më e preferuar për Muhammedin-paqa dhe bekimi I Allahut qoftë mbi të-ishte e bardha,dhe pastërtia e trupit dhe mirëmbajtja e flokëve.

11-Njollosja e imazhit të vërtetë të fesë Islame me injorancë,jo edukatë,hidhërim të tepruar,sharje dhe fyerje,anti disponim për debat të mirëfilltë shkencor,jo respketim i të moshuarve,jo mëshirimi i fëmijëve,pa edukat me dijetarët e hoxhallarët,akuzime të pabaza,shpifje për nderin e njerëzve…etj.

Pra këto janë disa nga cilësit më kryesore të këtij grupi të devijuar,dhe si u pa,këta asgjë nuk kan të përbashkët me Islamin mirëfilltë dhe rrugën e vërtetë të profetit Muhammed-paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të.

Përgaditi: Mr.Besfort Z. Maxhuni

sjell freski

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.