SHPËRNDAJE

Keni arritur përfundimisht që të humbni kilet e tepërta, por gëzimin tuaj e ka prishur zbulimi se lëkura ju është bërë si gomë e shfryrë e automobilit – e lëshuar dhe e shëmtuar. Cila është zgjidhja?

Kilet nuk duhet humbur tepër shpejt
Humbja tepër e shpejtë e kileve të tepërta gjithmonë çon deri te paraqitja e lëkurës së lëshuar, të varur. Plani i dobësimit duhet të jetë i tillë që të sigurojë një humbje të jo më shumë se një kile në javë. Kjo nuk është mirë vetëm për lëkurë, por siguron edhe një rezultat më të qëndrueshëm.

Lyejeni lëkurën me krem
Gjatë dietës organizmi ‘zvogëlohet’ dhe lëkurës i duhet që ta ruajë elasticitetin e saj. Kremërat janë një aleat i mrekullueshëm në këtë drejtim. Para se të bini në gjumë, çdo ditë duhet ta lyeni lëkurën tuaj me një shtresë të trashë të kremit.

Pilingu
Pilingu i tërë trupit, i bërë një herë në javë, do t’ju ndihmojë që t’i largoni qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës dhe ta ruani shëndetin e saj.
Ushtroni muskujt e barkut
Derisa vozitni automobilin, pritni në rend, rrini ulur në zyrë… shtrëngoni dhe lëshoni muskujt e barkut. Ky është një ushtrim, i cili mund të bëhet për së uluri.

Pini sa më shumë ujë
Lëkura duhet të ketë lagështi të mjaftueshme. Përpos kësaj, sasitë e duhura të ujit ndikojnë edhe në nxjerrjen e helmeve nga organizmi, duke ndikuar që lëkura të ketë një pamje më të shëndetshme.

Ushtrimet trupore
Ushtrimet trupore ndoshta e kanë rëndësinë më të madhe. Nëse plani juaj i humbjes së kileve përfshin vetëm menynë, e jo edhe ushqimet, atëherë ai është gjysmak dhe nuk mund të japë rezultate të mira.

Masazhi
Masazhi ndihmon në ruajtjen, por edhe rikthimin e elasticitetit të lëkurës. Në fakt, me masazh do të relaksohet tërë trupi juaj, e jo vetëm lëkura./femina.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.