Ballina Jeta Dialogu i Muhammedit a.s., me të krishterët

Dialogu i Muhammedit a.s., me të krishterët

27
0
SHPËRNDAJE

Transmetohet se një ditë, te Pejgamberi a.s., erdhi një delegacion i krishterë prej gjashtëdhjetë vetëve nga fisi Nexhran, kështu që me  Muhammedin a.s. zhvilluan një bisedë rreth Isait a.s. Ata e pyetën:

“Kush është babai yt?” Në transmetimin tjetër thuhet se e kanë pyetur: „O Muhammed, na trego se kush është babai yt?“ „Babai im është Abdullahi“- u qe përgjigjur ai, a.s.

„E kush është babai i Musait?“ – e pyetën sërisht. „Baba i tij është Imrani“ – u tha ai.

image

Më pas e pyetën se kush ishte babai i Isait, me ç’rast Muhammedi a.s., duke e ditur se çfarë gënjeshtrash kishin thënë ata për Allahun xh.sh., ju drejtuar: „A nuk e keni ditur se çdo fëmijë i ngjason prindit të vet?“

Ata u përgjigjën: „Po, e dimë këtë.“

„Po a nuk e keni ditur se Zoti ynë është i gjallë dhe që nuk vdes kurrë, ndërkohë që Isai a.s., ka për të vdekur?“ – i pyeti Pejgamberi a.s.

Ata u përgjigjën; „Po, e dimë edhe këtë.“

„Po a nuk e dini se Zoti ynë është Ai që çdo gjë e administron dhe se është Mbrojtës dhe Furnizues?“

„Po e dimë“ – u përgjigjën.

„E çfarë posedon Isai a.s. nga kjo që e thamë?“ „Asgjë, asgjë nuk posedon“ – thanë ata.

„A nuk e dini se Zoti ynë e krijoi Isain a.s., ashtu siç Ai dëshiroi dhe se Zoti ynë nuk hanë, nuk pinë dhe nuk flet (siç flasin njerëzit)“.

Ata u përgjigjën: „Po, e dimë.“

„Atëherë, a nuk e keni ditur se Isai a.s., ka qëndruar në barkun e nënës së tij, sikur që bëjnë nënä të tjera, se e ka lindur sikur që lind çdo nënë tjetër, se është ushqyer sikur çdo fëmijë tjetër, se ka ngrën dhe ka pirë, e po ashtu, edhe ka folur.“

Ata u përgjigjën: „Po, e dimë edhe këtë.“

Muhammedi a.s., u tha: „Po si është e mundur atëherë që të jetë e vërtetë ajo që ju e pohoni?!“

Me gjithë këtë, ata edhe më tutje vazhduan të mohojnë dhe të shfaqin pabesi, andaj dhe Allahu xh.sh., e shpalli ajetin vijues:

„Elif Lam Mim, Allahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos Tij, është i përjtshëm, mbykëqyrës.“ (Ali Imran, 1-2)./islampress/freskirinore

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakUNAZA
Artikulli tjetërTorte me dardha dhe çokollatë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.