SHPËRNDAJE

Kuvajti do të rezervojë 1 miliardë dollarë kredi dhe 1 miliardë dollarë investime direkte në Irakun fqinj, njoftoi emri i vendit të mërkurën.

Njoftimi erdhi në një konferencë ndërkombëtare të donatorëve të mbajtur në Kuvajt. Konferenca ka per qellim mbledhje fondesh për rindërtimin e Irakut pas luftës kundër grupit terrorist Daesh.

“Siguria dhe stabiliteti i Irakut është pjesë përbërëse e sigurisë dhe stabilitetit të Kuvajtit dhe rajonit,” tha sheiku Sabah al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, pjesëmarrës në konferencë.

“Krizat aktuale dhe sfidat me të cilat ballafaqohet bota kërkojnë që bashkësia ndërkombëtare të punojë bashkërisht në të gjitha nivelet,” tha ai.

Rreth 2,300 kompani nga 70 vende po marrin pjesë në konferencë, e cila filloi të hënën.

Iraku synon të sigurojë investime me vlerë 100 miliardë dollarë për të rindërtuar infrastrukturën e saj pas një lufte trevjeçare kundër Daesh.

Por ja vlen te kujtohet se Iraku pushtoi Kuvajtin e pasur me naftë në vitin 1990 nën diktaturen e Saddam Hussein, përpara se ai te detyrohej të tërhiqej nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga SHBA. Sadam u rrëzua më vonë nga pushtimi amerikan ne vitin 2003.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here