SHPËRNDAJE

Ministri për administratë dhe shoqëri informative, Damjan Mançevski në intervistën javore të Radio Evropës së Lirë, ka thënë se qeveria është duke përgatitur një plan sipas të cilit teprica e administratorëve në institucionet shtetërore do t’i ofrohet biznesit privat.

Sipas Mançevskit, transferimi nga administrata shtetërore në biznesin privat do të bëhet vetëm në formë vullnetare, e jo me detyrim. Ky projekt qeveritar pritet të fillojë në vitin 2019, transmeton Gazeta Lajm.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se nuk do të ketë rroga për institucionet që nuk do të dorezojnë numrin e saktë të punësuarve.

Ai ka folur edhe për 1600 administratorët që marin rroga por rrinë në shtëpi.

Për pak mund të shkojnë në shtëpi

Qeveria do të ndryshojë Ligjin për nëpunësit administrativë. Ndryshimet e propozuara dhe plotësimet ishin pranuar sot nga Qeveria dhe do të dërgohen në miratim në Kuvend në procedurë të rregullt.

Ndryshimet siç arsyetoi zëvendësministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Publike, Aleksandar Bajdovski , kanë të bëjnë me pjesën e punësimit, avancimin e të punësuarit dhe vlerësimin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.