SHPËRNDAJE

Themelimi i degëve partiake në diasporë definitiv do të përçan diasporën dhe kësisoj gjatë kohë nuk do të mund të vijmë në vete si komb, sepse vetëm DIASPORA UNIKE është ajo e cila mund t’i lëviz proceset nga vendi. Kujt i konvenon përçarja e diasporës Shqiptare shtrohet pyetja?

20 delegatët nga diaspora të cilët morën pjesë në kongresin e Aleancës janë nga dega e Aleancës e themeluar rishtas këtu në Zvicër! Diasporën nuk mundet ta përfaqësojnë asnjë degë partiake, por është e drejtë e tyre të formojnë degë partish politike! Z. Sela bie ndesh me deklaratat e tij se diaspora nuk bën të partizohet, kurse nga ana tjetër është ai që e partizon dhe përçan diasporën në parti politike duke u pajtuar që të formohen degë të Aleancës në diasporë!

Pyesim edhe një herë, kujt i konvenon përçarja e diasporës në parti politike?

Alisetar Ramadani, sekretar i Lidhjes së diasporës Shqiptare për Maqedoni SHBA/Evropë

Alisetar Ramadani
info@freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.