Ballina Maqedoni Dr.Musa Musai : Lehtësimet teknologjike krijuan shumë pseudo shkencëtar

Dr.Musa Musai : Lehtësimet teknologjike krijuan shumë pseudo shkencëtar

71
0
SHPËRNDAJE

Zhvillimi i mjeteve teknologjike dhe rrjeteve sociale ka nxjerr në pah shumë fenomene ku liria e shprehjes po keqpërdoret, ndërsa klasa akademike po duket si pjesë përbërëse e trendeve për të mos thënë se po zhvlerësohet.

Këto lehtësime teknologjike kanë nxjerr në pah shumë fenomene të habitshme të cilat në shoqërinë shqiptare nuk ishin prezente në të kaluarën.

Profesori universitar, Musa Musai, në një prononcim për portalin Tetova1 thekson se në erën e zhvillimeve dhe lehtësimeve teknologjike është shtuar kiçi si dhe janë shtuar pseudo shkencëtarët.

 “Mendimi im është se lehtësimet teknologjike për shtresën akademike që arritën të kapin trendet e zhvillimeve teknologjike nuk do të thotë se ju ka humb diç në produktivitetin e tyre (me një dozë rezerve them se ndoshta ka pas implikime të mundshme në kreativitetin e natyrshëm të tyre). Në anën tjetër ndoshta vetëm në pamje disa njerëzve iu mundësoi që të kenë vetparaqitje të një vet imazhi për veten më të akceptuar dhe disi me më shumë anim vetshërbyes, por në esencë ai që ka bartur përmes interneti ose rrjeteve sociale dy tre thënie ose shkëputje me përmbajtje urtësie, në fakt nuk e ka bërë ate as filozof, as mendimtar e as njeri të urtë.                               

Sidoqoftë është shtuar në masë të madhe kiçi, të cilin deri dje e kishim prezent vetëm në muzikën që e bartnin të gatshme nga kulturat e huaja disa pseudoartist. Sot kemi shumë pseudo shkencëtar që në fakt përmes këtyre lehtësimeve teknologjike ndoshta edhe marrin tituj të ndryshëm, megjithate me këmbëngulje e them se shumë lehtë edhe zbulohen nëse duam të detektojmë “punën” e tyre shkencore.

Andaj origjinalja dhe kreativiteti i natyrshëm do vazhdojnë të jenë vlera shoqëruese e njerëzve të ngritur përmes kompetencave profesionale dhe punës së tyre të palodhshme.

Ndoshta për një shtresë shoqërore do jetë vështirë të kuptohen veprimtaritë autentike të njerëzve, megjithatë të tillët që do duan të kuptojnë së fundmi idenë e bartur përmes kopjimit ose pagjiarizmit nuk do e kenë vështirë ta njohin të njëjtën.”, deklaroi Musai për Tetova1.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror për Statistika të Republikës së Maqedonisë popullata e Republikës së Maqedonisë është njëra prej shfrytëzuesve më të mëdhenj të rrjeteve sociale prej të gjithë popujve të Ballkanit./freskirinore

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.