SHPËRNDAJE

Një sasi lënde narkotike, e dyshuar si heroinë, është gjetur në kabinën e një kamioni që do të udhëtonte mbrëmjen e sotme drejt Italisë.

Lënda narkotike ende nuk është peshuar, por sipas policisë është rreth 10 kilogramë.

Kamioni që po kryente procedurën e imbarkimit në tragetin e linjës Durrës -Ankona që niset nga Durrësi në orën 19:00 kishte ngarkesë konfeksionesh për tregun italian.

Policia bën të ditur se kishte informacione paraprake për ngarkesën e paligjshme në kamion, e cila u zbulua pas kalimit te mjetit në skaner.

Drejtuesi i kamionit me targa AA 943 OO është ndaluar nga policia kufitare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.