SHPËRNDAJE

A e keni ëndërruar ndonjëherë një shtëpi në një fshat të bukur italian? Epo lajmi që prisnit erdhi.

Në Ollolai të rajonit malor Barbagia të Sardenjës mund ta blesh një të tillë për pak më shumë sesa një dollar.

Ky çmim i çmendur, megjithatë e ka një arsye. Me qindra shtëpi po shiten atje për këtë shumë simbolike, sepse janë të braktisura.

Bukuria e zonës është e madhe, ama banesat e ndërtuara me gurë, që janë nxjerrë në shitje, e kanë një problem. Ato janë në gjendje jo të mirë e duhen meremetuar brenda 3 viteve.

Riparimi do të kushtonte ndoshta 25 mijë dollarë. Planet për të injektuar frymë të re në venat e këtij komuniteti i detyrohen frikës se, Ollolai mund të kthehet në një qytezë fantazmë.

Në gjysmën e shekullit të kaluar, popullsia e tij u tkurr nga 2.250 në 1.300 banorë dhe numri i foshnjeve që lindin përvit është tejet i vogël.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.