Ballina Hajj Emrat e fëmijëve të pallatit…

Emrat e fëmijëve të pallatit…

14
0
SHPËRNDAJE

 

  • “E kisha bâ nijet me mbledhë emrat e fëmijëve të krejt pallatit, për t’i bâ nga nji duá në Qabe… Ia mblodha emrat dhe të gjithë më falënderuan e më uruan..!”

 

Këtë iniciativë të padëgjuar a lexuar më parë, pata mundësinë ta dëgjoj nga goja e vetë autorit të saj; një nga bashkëudhëtarët e mi të nderuar në udhëtimin e Umres, që nisëm sot, me mbarësinë e All-llahut.

 

Është vërtetë mahnitëse atmosfera dhe përshpirtësia, në të cilën përfshihet besimtari teksa përgatitet të rrugëtojë drejt Shtëpisë së Lashtë të Teuhidit dhe vizitës së Resulull-llahut (a.s).

 

Përgatitja për këtë udhëtim të shtrenjtë nxjerr në pah edhe shpirtin real të muslimanit, që ka në genet e edukimit të tij burimor, dëshirën për të bërë mirë në komunitet; në forma e kontekste, shpesh edhe të paimagjinueshme…

 

Resulull-llahu (a.s) thoshte: “Kush beson në All-llahun dhe jetën e përtejme, le ta nderojë komshiun e tij!”

 

Dhe, besoj se kjo sjellje dashamire e mikut tim me fëmijët e komshive të tij, nuk mund ta trupëzonte më së miri në realitetet tona, thelbin e këtij hadithi të mrekullueshëm!

 

E falënderova me zemër bashkëudhëtarin tim, që akoma tani, teksa po rreshtoj këto fjalë, vazhdon të shënojë në bllokun e tij të duave…

 

All-llahumme, Umre të pranuar..!

 

Imam Muhamed B. Sytari

Rinas, më 5 mars 2017

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.