SHPËRNDAJE

Të hyrat si dhe fitimi në bastore sportive dhe në kazino në Maqedoni janë rritur në pesë vitet e fundit, shkruan Fakte.

Sipas të dhënave zyrtare, nga 207 milionë euro në vitin 2012, hyrjet në lojërat e fatit në vitin 2016 kanë arritur shumën 357 milionë euro, ose për pesë vite gjithsejt 1.4 miliardë euro.

Lojërat e fatit kanë përhetjar një ekspanzion të vërtetë viteve të fundit. Kështu, bastore sportive por edhe kazino si dhe poker automatë mund të gjeni në çdo cep të vendit.

Nga zgjerimi i veprimeve devijante, posaçërisht i të rinjve dhe nxënësve, Qeveria para disa ditësh solli vendim që këto lojëra të fatit të mos mund të jenë në afërsi deri në 300 metra nga shkollat.

Gjithashtu parashihet edhe procedurë më e rrepte e dhënies së liçensës për punë si dhe pamundëaia për të importuar aparatë më të vjetër se një vit, për shkak se për momentin lojëra të fatit po zhvillohet në aparatë të vjetër rreth 15 vite, që le mundësinë për parregullësi më të mëdha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.