Ballina Emisione E verbër, me dy fakultete, e papunë, 28 vjeçarja ndjehet e diskriminuar...

E verbër, me dy fakultete, e papunë, 28 vjeçarja ndjehet e diskriminuar (VIDEO)

12
0
SHPËRNDAJE

28 vjeçarja, Fatbardha Salihu nga Prishtina me gjithë studimet, kurset e trajnimet që ka përfunduar, ajo ende rri në shtëpi.

Ka diplomuar në degën e Psikologjisë, madje edhe masterin.

Nuk i mjaftoi ky fakultet. Këto ditë ka regjistruar edhe fakultetin e gjuhës gjermane.

Gjithë ky shkollim po mbetët vetëm në letër.

Salihu për Tribuna Channel thotë se edhe kur ka vijuar praktikën ka qenë e diskriminuar, e lëre më të diskutohet për t’u punësuar.

Ligji për aftësim për personat e kufizuar, parasheh që institucionet publike të kenë 1 në 50 persona të punësuar me aftësi të kufizuar, ani pse i miratuar gjatë vitit 2009, ky ligj nuk po gjen zbatim.

Këtë gjë po e thotë edhe kryetari i shoqatës të verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu.

Kadriu mes tjerash thotë se këtyre personave nuk po u plotësohen as kushtet elementare, qoftë edhe për ecje në rrugë duke ditur kaosin e madh që bëhet në qytet.

Se diskriminimi në punë për persona me aftësi të veçanta po ndodh, po e thotë edhe kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala.

Sipas tij, ligjet për punësim më të zbatueshme kanë qenë gjatë kohës së Ish Jugosllavisë se tani.

Ndërsa, zyrtari i lartë në Agjensionin për punë dhe Punësim thotë për Tribuna Channel se këta persona me çdo kusht duhet të përkrahen e mes tjerash punësimi i tyre ëhstë detyrim për institucionet.

28 vjeçarja nga Prishtina, bënë lutje që institucionet shtetërore t’u hapin rrugë zhvillimi edhe personave me aftësi të kufizuar. E një ditë ajo mos të ketë më hallin e punës.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here