SHPËRNDAJE

Nga Ministria e Ekonomisë në Maqedoni deklaruan se në proces është përgatitja e propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për themelim të Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit.

Në kumtesë thuhet se do të ndryshohen kushtet për zgjidhje të drejtorit, me atë që do të hiqet kushti për test psikologjik dhe test për integritet.

Testet psikologjike për të gjithë drejtorët dhe zëvendësit janë hequr me ndryshimet në Ligjin për nëpunësit e administratës, të cilët u sollën më 15 janar, ndërsa tani Qeveria tërheq të gjitha kërkesat për teste të këtilla që janë në ligje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.