SHPËRNDAJE

Ish presidenti i Brazilit, Lula da Silva do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të tetorit të këtij viti.

Pavarësisht se aktualisht 71-vjeçari ndodhet në burg, ku sapo ka filluar të vuajë një dënim prej 12 vitesh heqje lirie, për shkak të disa akuzave për korrupsion, Partia e Punëtorëve në Brazil konfirmoi se do të jetë pikërisht Lula da Silva kandidati i saj për presidencialet, transmeton TCH.

Vendimi është konfirmuar zyrtarisht gjatë një mbledhjeje të ekzekutivit kombëtar të partisë, në shtetin e Paranas, ku ndodhet dhe burgu ku ish presidenti po kryen dënimin e tij që nga e shtuna e kaluar.

Kryesia e partisë së Punëtorëve në Brazil konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e saj se Lula nuk ndodhet në burg se është fajtor, por sepse është një kandidat shumë i fortë dhe rivalët e kanë frikë.

Ish presidenti brazilian u shpall fajtor nga një gjykatë gjatë javës së kaluar, ndërsa u dërgua në burg të shtunën në mbrëmje, pavarësisht se vendimi është apeluar.

Vetë Lula nuk e pranoi asnjëherë të jetë i përfshirë në afera korruptive, teksa ka këmbëngulur se kjo është një lëvizje e rivalëve të tij, për të penguar kandidimin në zgjedhjet e ardhshme.

Lula Da Silva u bë president i Brazilit në Janar të 2003-shit dhe drejtoi vendin deri në 2011-ën, duke u mbajtur mend si Presidenti që bëri nëj sërë reformash ekonomike dhe nxorri nga varfëria ekstreme miliona brazilianë.

NA SHKRUANI NË:
info@freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.