Ballina Shëndeti Epidemi e re, “ethet e verdha” deri tani 260 të vdekur

Epidemi e re, “ethet e verdha” deri tani 260 të vdekur

14
0
SHPËRNDAJE

Rastet e të prekurve nga epidemia e etheve të verdha në Brazil gjatë ditëve të fundit është rritur në 846 persona ndërsa numri i të vdekurve nga kjo epidemi është rritur në 260 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se numri i rasteve me ethe të verdha është rritur në 846 ndërsa ndërsa numri i të vdekurve në 260 persona.

Shteti Minas Gerais është më i goditur nga ethet e verdha ku në shtatë muajt e fundit janë regjistruar 314 raste dhe 103 vdekje.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë zhvillon fushata të vaksinimit në Sao Paulo, Rio de Janeiro dhe Bahia.

Në tre vendet ku jetojnë rreth 76 milionë njerëz ishin vakcinuar 5.5 milionë njerëz.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.