SHPËRNDAJE
NA SHKRUANI NË: info@freskirinore.com

Një helikopter ushtarak i Turqisë është rrëzuar nga luftëtarët kurdë të Njësiteve Popullore Kurde (YPG) afër qytetit Afrin, në pjesën veriore të Sirisë, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Një helikopter yni është rrëzuar aktualisht”, tha Erdogan duke folur para anëtarëve të partisë së tij, AKP në Stamboll dhe ka shtuar se “ne ndoshta e kemi humbur helikopterin, por ata do ta paguajnë çmimin për këtë”.

Erdogan nuk ka përmendur ndonjë viktimë e as që ka dhënë informacione më të hollësishtme për këtë incident.

Rrëzimi i helikopterit është konfirmuar ndaras nga zëdhënësi i YPG-së në Afrin, Mustafa Bali, transmeton REL.

Kjo është fluturakja e parë turke që zyrtarisht është konfirmuar se është rrëzuar mbi Siri, gjatë luftës civile në këtë vend, që filloi gati para shtatë vitesh

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.