SHPËRNDAJE

Rrjeti social Facebook do të parandalojë që përdoruesit fëmijë të shohin reklamat e aksesorëve të armëve, transmeton Anadolu Agency (AA)..

Sipas lajmit të BBC-së, në kuadër të politikave të Facebook-ut që do të përditësohen më 21 qershor, përdoruesit fëmijë të këtij rrjeti social nuk do të shohin reklamat e aksesorëve të armëve.

Njoftohet se ky vendim për ndalimin e reklamave të tilla tek fëmijët është marrë në kuadër të politikave të rishikuara në mënyrë të rregullt.

Ndërsa faqja teknologjike e internetit The Verge ka thënë se vendimi i Facebook-ut ka lidhje me fokusimin mbi dhunën me armë pas sulmeve në shkollat e SHBA-ve.

Facebook aktualisht ka kufizime ndaj shitjeve të armëve, eksplozivëve dhe municioneve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.