Ballina Jeta Fakte që nuk i keni ditur rreth xhamisë Mesxhidu-l Aksa

Fakte që nuk i keni ditur rreth xhamisë Mesxhidu-l Aksa

34
0
SHPËRNDAJE

Vetëm një vend në sipërfaqen e tokës është më së shumti i diskutuar e kjo është xhamia Mesxhidu-l Aksa në Kuds (Jerusalem). Besoj që nuk ekzagjerohet nëse thuhet se mijëra vite njerëzit vdesin duke tentuar ta kontrollojnë atë hapësirë.

Në zemrat e muslimanëve ajo paraqet një vend shumë të rëndësishëm, meqë paraqet vendin e tretë të shenjtë në Islam. I Dërguari i Allahut alejhis-selam, me Vullnetin e Allahut, nga el-Aksaja bëri Mi’raxhin drejtë lartësive qiellore. Ajo skenë paraqiste tubimin më të pazakontë në historinë e njerëzimit, ku çdo i Dërguar i cili ka jetuar ndonjëherë u tubua në xhemat dhe u falën pas Muhammedit, paqja qoftë mbi të.

E megjithatë, ka disa gjëra që ju ndoshta nuk i keni ditur rreth xhamisë el-Aksa:

8. Nuk është fjala vetëm për një xhami

Po, në vendin që e dimë si Mesxhidu-l Aksa, ekzistojnë më tepër se një xhami. Nuk e kemi fjalën për Mesxhidu-l Aksa si ndërtesë në pjesën më jugore të këndit të xhamisë. Ajo është Mesxhidu-l Kiblej gjendet më afër Kibles, të cilën e ndërtoi Omer Ibën el-Hattabi radijAllahu anhu, në vitin e 5 sipas Hixhretit; mandej aty gjendet edhe musalla El-Meravinijje, e cila një kohë ka shërbyer si shkollë fikhore; mesxhid El-Kadim që shërbeu si hyrje në kalanë Emevite nëpërmes së cilës hynin në mesxhidin qendror përmes dyerve të mëdha të dyfishta; mesxhid El-Burrak, emrin e mori sipas vendndodhjes në të cilin Pejgamberi alejhis-selam lidhi Burrakun në natën e Israsë dhe Mi’raxhit, Ky mesxhid është akoma i hapur dhe në të falen namazet e xhumasë dhe bajramit; mesxhid El-Megaribe, të cilin e ndërtoi Salahuddin el-Ejubi, kjo hapësirë e mesxhidit sot shërben si sallë ku gjendet muzeu islamik; mesxhid En-Nasa’i, periudha e ndërtimit lidhet me qeverisjen Emevite dhe sot shërben për faljen e femrave.

Mesxhidu-l-Aksa është emërtim i gjithë hapësirës së shenjtë apo el-Harem el-Sherif, duke përfshirë edhe kupolën në shkëmb / Kubetu-s-Sahra. Kjo pjesë e ndërtesës shtrihet në 140 dunum apo 15 për qind e zonës së qytetit të vjetër (një dunum është 1000 m2). Gjendet në pjesën juglindore të qytetit, e rrethuar me mur ku gjenden 11 dyer. Shtatë nga ato dyer janë të hapura, të tjerat janë mbyllur. Komplet Harem el-Sherifi, ka 14 dyer, 10 nga ato janë të hapura.

7. Ajo është varreza (mezar)

Nuk ekzistojnë të dhëna të sakta sa pejgamberë dhe as’habë janë varrosur në atë vend, mirëpo shikuar nga aspekti historik, numri i tyre është i madh. Për shembull, Sulejmani alejhis-selam është varrosur këtu ngase e dimë që pejgamberët varrosen në vendin ku kanë ndërruar jetë, e Sulejmani alejhis-selam sipas disa transmetimeve ka vdekur gjatë ndërtimit të ndërtesës e cila asokohe gjendej në atë vend.

6. Ajo ishte depo për mbeturina

Në periudhën kur hebrenjve nuk u lejohej të jetojnë në qytet, Romakët që përbënin shumicën e kanë përdorë si depo për mbeturina. Atëherë kur Omeri radijAllahu anhu e çliroi qytetin, me duart e veta ka pastruar mbeturina. Gjithashtu ka përfunduar migrimi një qind vjeçar i hebrenjve duke i thirrur 70 familjet hebreje që ishin shpërngulur në fshatin fqinj të kthehen në qytet, si duket këtë shërbim ata e kanë harruar.

5. Gazali ka jetuar këtu kur shkroi kryeveprën e tij

Njëra nga librat më të njohura të literaturës islame është Ihjau’ulumiddin nga Ebu Hamid el-Gazaliu. Ai njeri është i respektuar nga të gjithë medhhebet për shkak të aftësive të tij për të depërtuar në thellësitë e shpirtit njerëzor duke mbetur në suazat e Kur’anit dhe Sunnetit profetik. Ajo që shumica nuk e dinë është se atëkohë Gazaliu jetonte në Mesxhidu-l Aksa ku e shkroi veprën e sipërshënuar.

4. Ka shërbyer si stallë, pallat dhe arenë ekzekutimi

Kur kryqtarët morën kontrollin e Jerusalemi gjetën numër i madh të muslimanëve të mbyllur në Mesxhidul-Aksa. 70.000 muslimanë u vranë, ndërsa Mesxhidu-l Kiblej u shndërrua në pallatë, Kubetu-l Sahra në kapelë, ndërsa dhomat nëntokësore në stallë. Imad ed-Din, biografi i Salahuddinit, thekson që mihrabi ishte përplot derra dhe plehra. Muslimanët që e përjetuan masakrin e parë, më vonë janë ekzekutuar në kryqin e madhë që ishte vendosur në afërsi të mesxhidit qendror. Ai ishte kryqi i vetëm të cilin Salahuddini e theu kur e çliroi Kudsin, ndërsa bazamenti ku gjendej kryqi mund të shihet akoma.

3. në të gjendet minberi legjendar

Sutan Nuruddin Zenki, një ndër heronjtë më të mëdhenj të historisë Islame, urdhëroi të ndërtohet një minber i posaçëm që të vendoset në Mesxhidu-l Aksa nëse eventualisht e rikthejnë nga kryqtarët. Ky minber, jo vetëm që ishte i bukur, por është ndërtuar në mënyrë të atillë që nuk ka asnjë gozhdë dhe asnjë pikë ngjitëse në të. Është ndërtuar nga 10.000 copë dru kedri dhe dru tjetër, fildish dhe sedef. Për fat të keq, Nuruddini nuk ishte përjetoi ngadhënjimin, por personi nën kujdesin e tij, Salahuddini ia plotësoi dëshirën mësuesit të tij, dhe pasi për të dytën herë në historinë islame çlirohet Kudsi, e vendosi minberin. Pas çlirimit të Kudsit, në mesxhidul Aksa pas 88 viteve kalet namazi i xhumasë, ndërsa njerëzit qanin kur kadiu i Kudsit, Muhji ed-Din el-Kurejshi hypi në minber të mbajë hutben.

Minber akoma paraqet një legjendë në mesin e mjeshtërve dhe zejtarëve. Për fat të keq ky minber nuk ekziston.

2. Kubetul Sahra njëherë kishte pamje tjetër

Kupola në shkëmb apo Kubetul Sahra, me siguri është kupola e parë e ndërtuar në historinë Islame. Mesxhidul El-Kubben e ndërtoi halifi Abdulmelik Ibën Mervani, në vitin 65-68 sipas Hixhretit. Ky mesxhid, përkitazi kupola e shkëmbit ka formën e oktogonit (tetëkëndëshit). Es-Sahra është emrtimi për pjesën më të lartë të Mesxhidu-l Aksasë, gjatësia e së cilët është 17,70 m., gjerësia është 13,50 m., deri sa lartësia është 1,25 m.

Ishte ndërtuar nga druri me mbështjellës prej bronzi, plumbi dhe qeramike, por gati njëmijë mite më vonë, gjatë hilafetit osman, Sulejmani i Madhërishëm, vendosi shtresën e artë në kupolë, së bashku me pllakat osmane dhe fasadën e ndërtesës.

Është djegur

A jeni pyetur ndonjëherë çfarë do të ndodhë nëse Mesxhidu-l Aksaja dëmtohet, hiqet flamuri nga Kubetul Sahra dhe digjet mesxhid? A do ta lejonte këtë bota muslimane? Mendoni edhe një herë!

Gjatë vitit 1967, Kudsi për së treti herë është marrë nga muslimanët dhe ra nën kontroll të Izraelit. Ushtarët okupatorë izraelit vendosën flamurin e vet në kupolë. Udhëheqësia izraelite kuptoi se është ajo paraqet provokim të hapur ndaj botës islame.

Ata e formuan vakufin kulturor të Mesxhidu-l Aksasë me qëllim që ti qetësojnë muslimanët.

Dhe patën sukses!

Në vitin 1969, sionisti australian dogji minberin e Nuriddinit dhe Mesxhidul Kiblej. Zjarri pastaj përfshiu tërë xhaminë. Botën muslimane e zgjuan skena nga makthet më të këqij. Palestinezët e dëshpëruar u munduan ta fikin zjarrin aq sa mundeshin. Gjithë ummeti uli kokën nga turpi. Prej atëherë, xhamia është rinovuar dhe riparuar, por sulmet mbi vendin e tretë të shenjtë në Islam vazhdojnë deri në ditët e sotme. Gërmimet dëmtojnë themelet e gjithë xhamisë, vizita të paautorizuara, kërcënime të përditshme për restaurimin e tempullit të vjetër janë duke u zhvilluar. Ndalimet për burrat më të rinj se 50 vjet, vazhdojnë të jenë përditshmëri.

Mesxhidu-l-Aksa është vendi i hilafetit të drejtë islamik para Ditës së Gjykimit. Një pakicë e vogël e muslimanëve e dinë vlerën reale të Kudsit (Jerusalemit), dhe mesxhidit që gjendet në të; Mesxhidu-l Aksa (xhamia el-Aksa). Akoma më pak janë të njohura vlerat e rrethit të tij të bekuar, e cila që moti njihet si Sham.

Allahu i Madhëruar në disa ajete kur’anore përshkruan Bejtu-l Makdisin dhe Mesxhidu-l Aksanë si vende të shenjta, që mund të karakterizohet me shtimin e mirësive.

I Dërguari i Allahut alejhis-selam së bashku me shokët e tij ktheheshin në drejtim të Mesxhidu-l Aksa-së 16 ose 17 muajt pas Hixhretit siç transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi, deri sa nuk erdhi urdhri për ndërrimin e Ka’bes.

Ebu Dherri r.a. tregon: “E kam pyetur të Dërguarin e Allahut a.s. se cila ka qenë xhamia e parë e ndërtuar në tokë. Pejgamberi a.s. i ka thënë: “Xhamia e Shenjtë (në Mekë).” E pyeta: “Po pas saj?” Ai a.s. më tha: “Xhamia Aksa (në Kuds, Jerusalem).” E pyeta përsëri: “Sa kohë kanë pasur ndërmjet tyre?” Ai a.s. më tha: “Dyzet vjet”,- pastaj shtoi: “Kudo që të të kapë koha e namazit përkatës, fale atë, sepse këtu qëndron mirësia” (Buhariu)

Tre xhamitë dhe faltoret më të njohura në islam për të cilat lejohet udhëtimi janë: Mesxhidu-l Haram, mandej xhamia e Pejgamberit, mandej Mesxhidu-l Aksa. Këta tri xhami në asnjë rast nuk lejohet më u lëviz nga vendi i ndërtimit, që është specifikë e tyre, dhe dallojnë nga xhamitë dhe vakëfet e tjerë. Një nga shkaqet dhe specifikat e veçanta është se vlera e këtyre xhamive lidhet për vendin e ndërtimin që është i bekuar dhe jo vetë ndërtesa. Nëse ndodh që, të vjen deri në shkatërrimin e tyre, apo okupimin nga ana e armikut, parimet rreth tyre vlejnë për tokën në të cilën janë ndërtuar. Ashtu që, muslimanët janë të obliguar t’i kthejnë tokat dhe t’i ndërtojnë objektet si në gjendjen paraprake, ashtu që të jenë shtëpi të Allahut dhe vakëfe të muslimanëve në të cilat do t’i bëhet ibadet Allahut të Madhëruar.

Transmetohet nga Abdullah b. Omeri se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: Kur Sulejman ibën Davudi alejhis-selam e ndërtoi Mesxhidu-l Aksa, e luti Allahun për tre gjëra:

– Gjykimi i cili do të koincidoj me parimet e Allahut;

– Qeverisje që nuk do të ketë njeri pas tij; dhe

– Çdokush që do ta vizitojë Mesxhidu-l Aksanë dhe në të falë, të del nga aty i pastër nga mëkatet sikur ditën e lindjes nga nëna.

Për dy të parat i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë që i janë dhënë, ndërsa kjo e treta shpresoj që po.

Mesdžidu-l-Aksa akoma e pret Omerin dhe Salahuddinin e ri.

Përktheu: Lutfi Muaremi

Freskirinore

Haremi është i lidhur me pjesët e tjera të qytetit përmes shtigjeve që shtrihen nëpër qytet. Brenda haremit gjenden 25 burime (çezma) me ujë pirës, ndërsa 8 nga ato gjenden në Kupolën mbi shkëmb, ndërsa të tjerat në mes Mesxhidu-l Aksas dhe Shkëmbit, ku gjendet edhe burimi (fontana) El-Aksa. Përveç saj ekzistojnë edhe disa fontana – sebile. Xhamia ka katër minare: minarja që gjendet tek dera El-Ebsat: është ndërtuar në periudhën e qeverisjes së Memlukëve, viti 769 sipas Hixhretit, la formë specifike cilindrike me lartësi 28,5 m; minarja që gjendet në derën El-Megaribe, minarja më e ulët, vetëm 23,5 m., duhet theksuar se kjo minare ka mbajtur pamjen origjinale pa asnjë ndryshim; minarja e cila gjendet në derën El-Silsile, ka mbajtur pamjen origjinale dhe është dërtuar në kohën e Memlukëve, viti 730 sipas Hixhretit; minarja tek dera El-Gavanime, është ndërtuar në kohën e Memlukëve, viti 697 sipas Hixhretit, ndërsa është e lartë 38,5 m.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.