Familja Jashari jeton në varfëri ekstreme, pa drita, pa bukë

16
0
SHPËRNDAJE

Varfëria ekstreme ka pushtuar familjen Jashari që jeton në lagjen Kolltuk në një objekt banimi pothuajse të shembur që nuk mund të quhet as shtëpi.

Nëna Nurija së bashku më fëmijët e sajë të mitur të moshës 7,6, 4, dhe 2 vjeç jetojnë pa kushtet elementare për një jetë normale. Ata tanimë gati se një vit jetojnë pa rrymë elektrike, pa drunj për ngrohje dhe pa ushqim të mjaftueshëm.Ata arrijnë që të mbijetojnë pa kurëfar të ardhurash, vetëm me ato pak para që zonja Nurije arrin të mbledh gjatë ditës së bashku me vajzën e sajë 6 vjeçaren Samijen duke bredhur rrugëve të Tetovës për të kërkuar lëmoshë nga njerëzit human. Së bashku me zonjën Nurije jeton edhe vëllai i sajë i cili dikur kishte punuar punë të ndryshme fizike por për shkak se ka pësuar një aksident në dorë tanimë nuk mund të punoj, dhe burri i cili edhe pse i sëmurë del nga mëngjesi për të grumbulluar hekurishte të ndryshme të cilat më vonë i shet për të siguruar një kafshatë bukë për fëmijët.

Për ironi të fatit vajza e vogël 4-vjeçare e zonjës Nurije ende nuk mund të ecë, mjekët i kanë rekomanduar se ajo duhet të qëndrojë për një periudhë në banjat e Katllanovës për kurim sepse ka shpresë që një ditë ajo do të mund të qëndrojë në këmbët e sajë por kjo familje nuk ka mundësi financiare për ta dërguar atje për kurim, andaj apelon deri tek të gjithë ata njerëz human , bamirës që ta ndihmojnë më çfarëdoqoftë, me ushqime, drunj, veshmbathje për fëmijët, por primare është kurimi i vajzës dhe si familje të kenë një kulm mbi kokë për shkak se objekti në të cilin banojnë aktualisht nga dita në ditë mund edhe të shembet, pasiqë pikon ujë, dhe i ftohti depërton nga të gjitha anët.

Kjo familje edhe pse ka katër fëmijë nuk e gëzon as të drejtën e shtesës prindërore për fëmijën e tretë për shkak se zonja Nurije edhe pse ka lindur në Maqedoni, nuk e gëzon të drejtën e nënshtetësisë vetëm pse nëna e sajë ishte me nënshtetësi boshnjake, ndërsa babai dhe burri janë me nënshtetësi të Maqedonisë.

Përndryshe sot njëra nga vajzat e zonjës Nurije kishte ditëlindjen e sajë të gjashtë , ajo të vetmen dëshirë që kishte ishte një tortë,të cilën familje nuk kishte mundësi që të i’a ofronte andaj një ekip i Televizionit Koha qëndroi në objektin ku banon kjo familje për t’i uruar Samijes së vogël ditëlindjen së bashku me tortën dhe disa dhurata modeste.

Të gjithë ata që kanë gatishmëri për të ndimhuar mund të paraqiten në numrin e telefonit 070775 560 Familja Jashari jeton në varfëri ekstreme, pa drita, pa ujë, pa ushqim.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.