SHPËRNDAJE

Zhvillimi i fëmijëve ndikohet nga sasia e rrezeve të diellit që i absorbojnë gjatë kohës kur ende janë në mitrën e nënës.

Gjithashtu, shumë hulumtime e kanë konfirmuar faktin se sezoni në të cilin lindë fëmija ndikon në zhvillimin e tij, transmeton Telegrafi.
“Janë efekte të vogla, por janë tejet të qarta. Unë nuk e avokojë astrologjinë, është qesharake, por njerëzit nuk janë imun ndaj ndikimeve të sezonave të ndryshme”, thotë Russell Foster, neuroshkencëtar.

Gjithashtu, bebet e lindura në dimër janë në përgjithësi më të mëdha dhe më të rënda, dhe sipas hulumtimeve nga shkencëtarët australianë dhe amerikanë, duket se fëmijët e lindur në dimër shënojnë rezultate më të mira në teste të inteligjencës.

Mungesa e vitaminës D
Ekspertët tregojnë se ekspozimi i vogël i nënës në diell është fajtor se përse bebet kanë masë më të vogël të eshtrave dhe eshtra më të vogël sesa bebet e verës.

Mungesa e rrezeve të diellit gjithashtu ndikon në zhvillimin e depresionit, dhe zhvillimin e skizofrenisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.