Ballina Jeta Fik’hu eshte grade me e larte sesa memorizimi i haditheve

Fik’hu eshte grade me e larte sesa memorizimi i haditheve

37
0
SHPËRNDAJE

Shejh Ebu Gude,Allahu e pastë mëshiruar, thotë: “Nëse çifti i Jahja Katanit, Veki Ibën Xherrahut,Abdurrezakut, Jahja Ibën Meinit, dhe të ngjashmëve me ta, nuk kanë guxuar ti hyjnë ixhtihadit të fikhut dhe të formulojnë medh’hebe personale, atëherë sa kokëkrisur janë pretenduesit e Ixhtihadit në kohën tonë?! Dhe, me e keqja e kësaj është se këta injorant bashkohor i quajnë selefët (të parët tanë) injorant dhe të paditur, pa fije turpi dhe modestie! (tek) Allahu është shpëtimi jonë nga dështimi (humbja).” [Ebu Guda, Isnad mine Din, (fq. 68)]

 

Përmend Hatib Bagdadi në librin e tij “Fekih ve Mutefekih” nga Ubejdullah ibën Amër Esedi,i cili ka thëne:Ishim tek Ameshi(muhadith i njohur)dhe ai po e pyeste Ebu Hanifen për disa mesele te fikut,ndërsa Ebu Hanife i përgjigjej. Pastaj Ameshi e pyeste duke i thëne:”Prej cilit hadith po e nxjerr ketë mesele,e Ebu Hanife përgjigjej:Prej hadithit qe ma ke transmetuar vete ti nga Ibrahim Nehaiu i cili ka thëne kështu dhe Shabiu nga filani qe ka thëne kështu e kështu. Pas kësaj,Ameshi deklaroi: O Fukaha, ju jeni doktorë,ndërsa ne hadithologët jemi farmacistë.

Ngjashëm është përmendur edhe nga Imam Shafiu,që ka thënë: “Ju (dijetarët e hadithit) jeni farmacistët,kurse ne (juristët) jemi mjekët”.

Mulla Ali Kariu e komenton këtë dhe thotë: “Dijetarët e hershëm kanë thënë se dijetarët e hadithit pa dituri të Fikhut janë sikur shitësit e ilaçeve që nuk janë mjekë; ai e posedon ilaçin, por nuk di çka të bëj me to; dhe dijetarët e Fikhut pa njohuri të hadithit, janë sikur mjekët pa ilaçe: ata dinë se çka përmban shërimin, por nuk e posedojnë ilaçin.””

[Ali Kariu,në Mutekad Ebi Hanifete Imami fi Ebevej er-Resul r, (fq. 42)]

 

Ibën Ebi Zejd Maliki transmeton nga Sufjan Ibën Ujejne të ketë thënë: “Hadithi është devijim, përpos për dijetarët e fikhut (fukahatë).”

Ndërsa,shoqëruesi i Malikut -Abdullah Ibën Vehbi ka thënë: “Hadithi është devijim,përpos për ulemanë. Secili memorizuesi i hadithit që nuk ka imam në fikh, është i devijuar (dal). Nëse Allahu nuk do t’na kishte shpëtuar me Malikun dhe Lejthin (Ibën Sa`din), do t’kishim mbetur të devijuar.”

[Ibën Ebi Hatimi në parathënien e veprës “Xherh ve Tadil (fq. 22-23); Ibën Ebi Zejd, Xhami` fi Sunen (fq. 118-119); Ibën Abdul Berri, Intika’ (fq. 61); Dhehebiu. Shih komentimin e Shejh Abd Fetah Ebu Gudës në lidhje me këtë thënie në shënimet e tij të veprës “Ref’ ve  Tekmil” të Al-lameh Lekneviut (botimi i dytë, fq. 368 – 369, botimi i tretë, fq. 90-91).]

 

Ibën Vehb, po ashtu është transmetuar të ketë thënë: “Kam takuar 360 njerëz të dijes, por pa Malikun dhe Lejth-in, unë do të kisha devijuar.”

[ Transmetuar nga Ibën Hibani në parathënien e Mexhruhin (1:42). Ai pastaj transmeton një thënie të ngjashme të nga Ibën Vahb ku ai shton emrat `Amr Ibën Harith dhe Ibën Maxhishun.]

Në një version tjetër thuhet: “Po të mos kishte qenë Malik Ibën Enes-i dhe Lejth Ibën Sa`di, unë do të isha i humbur. Unë mendoja se çdo gjë që është e transmetuar (sahih) prej Pejgamberit (s.a.v.s.) duhet të praktikohet.”

[ Transmetuar nga Ibën `Asakiri dhe Bejhekiu cf. Ibën Rexhebi, Sherh `Ilel (1:413) dhe `Avameh (fq. 76).]

Sipas një versioni tjetër,ai kishte thënë: “Unë kam grumbulluar shumë hadithe dhe ato më çuan drejt hutimit. Kur e konsultova Malikun dhe Lejth Ibën Sa’din, ata më këshillonin duke më thënë: ‘merr këtë dhe lëre këtë”.[ Transmetuar nga Kadi Ijad në Tertib Medarik (2:427).]

 

Abdullah Ibën Mubareku tha: “Nëse Allahu nuk do t’më kishte shpëtuar mua me Ebu Hanifen dhe Sufjan Thevriun unë do të kisha qenë si pjesa tjetër e njerëzve të zakonshëm.”

Dhehebiu e transmeton si: “Unë do të kisha qenë novator”

[ Ibën Haxher Askalani, Tehdhib Tehdhib (10:449-452,817) dhe Dhehebiu, Menakib Ebi Hanifeh.].

 

Mësuesi i Imam Ahmedit, Jahja Ibën Se’id Katani, edhe përkundër statusit të tij si mjeshtër i pari i hadithit në shkencën e Xherhit dhe Ta’dilit, nuk provonte të nxirrte vendime direkt nga tekstet fetare, por ndiqte fikhun e Ebu Hanifes, siç kishte deklaruar ai vete duke thënë: “Për Allahun, asnjëherë nuk kemi dëgjuar qëndrime më të mira (re’i) sesa të Ebu Hanifes, dhe ne kemi ndjekur shumicën e qëndrimeve të tij.”

[ Transmetuar nga Dhehebiu në Tedhkirat Hufaz. (1:307) dhe Ibën Haxheri në Tehdhib Tehdhib (10:450)]

 

Muhamed Ibën Jahja Dhuhli (vdiq. 258 h) nga Horosani, të cilin Ebu Zur`a e renditi mbi Imam Muslimin, dhe i cili konsiderohet “Emir Mu’minin fil-Hadith” (“Udhëheqës i besimtarëve në shkencën e hadithit”), asnjëherë nuk e kishte konsideruar vetën jo-mukalid, por ka thënë: “Unë e kam bërë Ahmed Ibën Hanbelin Imam në të gjitha gjërat që qëndrojnë në mes meje dhe Zotit tim.”[Transmetuar nga Dhehebu në Sijar (10:205).]

 

Mis`ar Ibën Kidam ka thënë të njëjtën në lidhje me Imam Ebu Hanifen.

[ Cf. Ibën Ebi Ve fa, faqja e fundit e veprës Xhevahir Mudijeh, botimi i Karaçit.]

 

Sufjani po ashtu ka thënë: “Shpjegimi (tefsiri) i hadithit është më i mirë (dobishëm) sesa hadithi.”[ Heravi Ensari në Dhamm Kelam (4:139-907)] Në një formulim tjetër (të fjalëve),ai thotë: “Shpjegimi i hadithit është më i mirë sesa të dëgjuarit e tij.”[  Ibën `Abdul Berr, Xhamiul Bejani Ilm (2:175).]

 

Ebu Ali Nejseburi ka thënë: “Ne, të kuptuarit (fikhun) e konsiderojmë superior ndaj memorizimit (mbamendjes së hadithit).”[ Dhehebiu, Tedhkiret Hufaz. (2:776).]

 

Sahaviu në biografinë e Ibën Haxherit të titulluar Xhevahir ve Durer transmeton qëndrime të ngjashme: Fariki ka thënë: “Ai i cili e di zinxhirin e hadithit, por nuk i di vendimet që nxirren (nga ai hadith) nuk mund të konsiderohet prej dijetarëve të Fikhut.” Nxënësi i tij Ibën Ebi `Asrun (vdiq. 585) po ashtu pajtohet me këtë qëndrim në librin e tij Intisar.

 

Ibën Rexhebi transmeton se imam Ebu Davudi në Sunenin e tij ishte më i interesuar për fikhun e hadithit, sesa për zinxhirin e transmetuesve të tij.[17]

 

Ibën Abdu Selam ka thënë: “Shumica e dijetarëve të hadithit janë injorantë (të paditur) në Fikh.”[18]

Dhehebiu ka thënë: “Shumica e dijetarëve të hadithit nuk kuptojnë fikhu,s’kanë as kujdes në diturinë e hadithit, dhe sia kanë frikën Allahut në lidhje me të (duke u mundu të transmetojnë sa më shumë hadithe,qofshin ato të derroguara apo edhe të pavlera) .”[19]

 

Për  fund të kësaj teme të shkurtër,po përmendin edhe këtë tregim të bukur,i cili është shumë domethënës.

Transmetohet,se një grua ishte ndalur para një tubimi,ku ne te ishte Jahja Ibën Meini,Ebu Hajtheme,Halef Ibën Salim dhe disa te tjerë prej hadithologëve(te mëdhenj) te çilet i përsëritnin hadithet dhe i përkujtonin ato mes tyre,e nga zërat e tyre dëgjohej:”Nga filani e ky nga filani se ka thëne Muhamedi as kështu”,”E kam dëgjuar Muhamedin as duke thëne ashtu”,”Ketë hadithe e transmeton filani “,”Nuk ka treguar për ketë vetëm filani ne ketë rruge te vetme transmetimi”.

Gruaja atëherë(pasi vërejti se ata ishin muhadithe)pyeti për një mesele fikhu,e u tha:”Cfare mendoni për një grua me cikël mujor,a lejohet qe ta pastroje te vdekurin,pasi që ajo është larëse xhenazesh,e nuk ka grua tjetër për ta pastruar te vdekurën pos saj?

Nuk iu përgjigj asaj askush nga këta haditholog,e filluan qe ta shikojnë njeri tjetrin,te  hamendur,pastaj I thane asaj: “Eja një dite tjetër”!

Ne mesin e tyre ishte edhe Ebu Theuri,i cili ishte edhe fekih(I cili njihte te kuptuarit e haditheve dhe nxjerrjen e dispozitave prej tyre),u kthye drejt gruas e iu përgjigje:”Po lejohet ta pastroje,e kjo duke u bazuar ne hadithin e Ajshes-Zoti qofte i kënaqur me te-,ku Muhamedi alejhi selam I ka thëne:”Hajzi(te përmuajshmet)yt nuk është ne dorën tende”,dhe ne fjalën e saj ku thoshte:”Isha ajo qe ja fërkoja(laja) kokën Resulullahut duke qene me cikël”.

Pastaj tha Ebu Theuri: “Nëse lejohet qe te pastrohet i gjalli,atëherë i vdekuri është me parësore.

Ndërsa muhadithinet qe ishin aty përreth,brohoriten duke thëne:”Po,ketë hadithe e transmeton filani nga filani,ka ardhur përmes këtyre rrugëve te transmetimit,e kështu u thelluan ne rivajetet e këtyre haditheve (qe përmendi Ebu Theuri si përgjigje kësaj gruas).

Atëherë gruaja ne ketë rast,u tha atyre:”Ku ishit ju deri me tash?

 

Besoj se këto citate mjaftojnë për të vërtetuar që vetë hadithilogët më të mëdhenj, prej tyre ata të gjeneratave të para, e konsideronin fikhun e hadithit më të dobishëm sesa analizën e fortësisë së zinxhirit. Të gjithë dijetarët e këtij Umeti, kanë ndjekur dijetar e Fikhut, edhe pse kanë ditur ndoshta hadithe përmendësh, më shumë sesa imamët që kanë pasuar!

Drilon I.GASHI

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.