SHPËRNDAJE

Sot dy vjet ka pushuar së rrahuri e vetmja zemër që për mua kishte dashni të pakufijshme!

Sot dy vjet u theva, u dërmova, vdiqa për së gjalli!Sot i kujtoj duart e arta të nënës kur përgatitte ushqimin, kur ma përkëdhelte fëtyrën!Me duart e lagura nga uji i abdestit kur me zgjonte për namazin e sabahut!Kujtoj këmbët e saja të sëmura me të cilat mezi ecte e nuk ulej thuaja se kurrë, vetëm e vetëm që familjes t’ia plotësonte të gjitha nevojat!

Kujtoj fëtyrën e saj të buzëqeshur gjithmonë!Kujtoj zërin e saj që saherë e ndëgjoja gëzohesha pa masë!

Kujtoj këshillat e saj që më forconin kur mundohesha të ngjitem majave të jetës e ato më forconin!Nëna ia kthej shpirtin Zotit, e trupin tokës, e unë jetoj me këshillat e saj!Zot i qiejve, i tokës dhe i gjithçkaje, I vetmi Zot, Ti që ke lejuar mëshirën tënde t’ia kalon hidhërimit Tënd, më bashko në xhennetet tua me nënën time, o më i mëshirshmi Mëshirues!
AMIN

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.