Ballina Jeta Elvis Naçi sot bllokoi Shkupin, nesër vjen në Negotinë të Pollogut…

[FOTO] Elvis Naçi sot bllokoi Shkupin, nesër vjen në Negotinë të Pollogut…

46
0
SHPËRNDAJE

Në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, imam i njohur nga Shqipëria, Elvis Naçi ka vizituar Shkupin, ku u mikëprit nga qytetarë të shumtë nga ky qytet.

Ardhja e tij në Shkup ka zgjuar interes shumë të madhë. Rrugët që çonin drejt xhamisë ishin të stërmbushura me xhematlinjë të cilët kishin ardhur për të ndjekur ligjëratën e imamit.xhemati xhamia cair elvis ..........FFFFFFFR

Hoxha nga Tirana, i cili gëzon respekt të madh anekënd shqiptarisë, ligjëroi përpara rreth 6 mijë personave.

Ligjerata e tij është mbajtur pas faljes së namazit të iqindisë në xhaminë e re të Çairit.

Gjatë ditës së nesërme Elvis Naçi do të jetë i pranishëm në tribunën e organizuar në Negotinë – Gostivar.

Xhamitë e Negotinës, si organizator të tribunës, informojnë besimtarët dhe besimtaret e Pollogut dhe më gjërë se tribuna fetare me hoxhë Elvis Naçin do të mbahet të Dielën(26.06.16) ora: 17:30 min. në restorantin Bella Vista (autostrada Tetove-Gostivar) , njofton FRESKIRINORE.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.