Ballina Freski Gazetari Amerikan për Ballkanin!

Gazetari Amerikan për Ballkanin! [New York Times]

15
0
SHPËRNDAJE

gazetaNë Ballkan është një vend i cili kufizohet me vetveten.Ku jetojnë gratë më të bukura dhe natalitetin e kanë në rënie e sipër.Ku të papunësuarit më tepër punojnë, ku në tokën më pjellore jetojnë më skamnorët dhe më të uriturit.Ku treni c’do herë vonohet nga koha e caktuar.Ku të gjithë luajnë futboll ndërkaq fitojnë në vaterpolo,hendboll dhe basketboll.Ku të gjithë shpejtojnë për punë ndërsa asnjë nuk arrin me kohë.Ku orari tetë orësh i punës zgjat dymbëdhjetë orë.Ku shëndetësia është falas kurse shërimi është i shtrenjtë.Ku një pjesë e gazetarëve janë të lirë të shkruajnë vetëm atë që iu rekomandohet.Ku kriza botërore ka fituar shtetësinë,ku shërbimet publike janë fshehtësi ndërkaq fshehtësitë shtetërore publike.Ku luftërat asnjëherë nuk përfundojnë,ndërkaq historia u përsëritet c’do ditë.Ku më të pasur janë ata që asnjëherë nuk kanë punuar.Ku valuta e huaj është pranuar si e tyre.Ku njerëzit kremtojnë festa fetare dhe shajnë zotin.Ku të menqurit i shpallin për të marrë ndërkaq të marrët për të aftë.Ku ligji është illegal e anarkia normale.Ku pushteti përbuz popullin si dëshmitar i padëshiruar.Ku jetohet për ardhmërinë pa të drejta për të sotmen.Ku gjithkush përqesh tjetrin dhe askush-askujt nuk ia do të mirën.Ku proceset gjyqësore zgjasin më gjatë se jeta e njeriut.Ku vërshimet janë mundësi e vetme për ujitjen e tokës.Ku thirret në diktaturë të maskuar e demokracinë e trajtojnë tatim për budallët.Ku vlerësojnë se shteti më tepër përparon në prapambeturi.Ku nuk je normal nëse nuk shkallon nga mendja.Ku jeton vetëm që ta presësh vdekjen,ku koha është amshim e budallëku pambarim…

 

Freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.