Ballina Kuriozitete GJAKOVA PO KTHEHET ‘KA KIBLA’         RRUGA ‘TAHIR...

GJAKOVA PO KTHEHET ‘KA KIBLA’         RRUGA ‘TAHIR EFENDIJA”         TAHIR EFENDI GJAKOVA       (1770-1850)

78
0
SHPËRNDAJE

 

Në letërsinë shqiptare të bejtexhijnve, Tahir Efendi Gjakova njihet me tre mbiemra: Njihet si Tahir Efendi Gjakova, sepse në Gjakovë jetoi, shërbeu, veproi dhe aty jetën e dynjas e përfundoi.

GJAKOVA PO KTHEHET ‘KA KIBLA’

RRUGA ‘TAHIR EFENDIJA”

TAHIR EFENDI GJAKOVA

(1770-1850)

Njihet si Tahir Efendi Boshnjaku sepse lindi në një fshat afër Jeni Pazarit, në fshatin Llukare, nga familja e Saraçëve, që i përket fisit Kastrat.

Njihet si Tahir Efendiu i Madh, sepse ka qenë myderrizi i parë në Medresenë e Vogël të Gjakovës, është marrë edhe me krijimtari, ka shkruar prozë e poezi dhe mbi të gjitha, nderohet, çmohet, vlerësohet, për dituri, devotshmëri, thjeshtësi, vërtet ishte i përshpirtshëm,  për së gjalli e kanë quajtur Evlia, për veprat që la n’këtë dynja…

Myderriz Tahir Efendi Gjakova, i cili ka qenë dijetari më i madh i kohës, njihet edhe si bejtexhi (poet) e shkrimtar).Vepra e tij Vehbije (Dhuratë), shkruar me 1835, njihet si vepra e parë në gjuhën shqipe në Kosovë shkruar me alfabet arab….

Libri është ribotuar pas shtatëdhjetë e dy vjetësh në Sofje, në vitin 1907, me alfabetin latin, dhe pati përhapje më të mëdha në atë kohë; e transliteroi dhe e transkriptoi myderrizi, Ismail Haxhi Tahir Gjakova, dhe u shtyp prej Shoqërisë «Bashkimi», në shtypshkronjën shqipe «Mbrothësia» të atdhetarit Kristo Luarasi..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.