SHPËRNDAJE
info@freskirinore.com

Një banor I fshati Vërbjan mbrëmë ka gjetur vdekjen në kohën që me dy bashkëfshatarë të tij ka dalur për gjueti.
Ngjarjen e konfirmojnë edhe nga MPB nga ku njoftojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19, kur 66 vjecari A.Z. nga fshati Vërbjan, bashkë me 30 vjecarin D.D dhe 56 vjecarin D.S nga Mavrova, pas një marrëveshjeje paraprake, janë nisur për në gjuti në një territor afër fshatit.

“Që të tre janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe pas një ore, kur nuk ju është përgjigjur në telefon, dy mavrovasit fillojnë kërkimet për të tretin, deri sa e gjejnë të shtrirë në anën e majtë të rrugës.
Ku janë afruar pranë 66 vjeçarit A.Z., kanë konstatuar se nuk po jepte shenja jete dhe se kishte vdekur”, bëjnë të ditur nga Policia

Organet kompetente kanë bërë inspektim të detajuar në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë gjetur shenja dhune në trupin e të ndjerit, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, gjatë ditës së sotme është bërë obdukcion ndaj trupit të pajetë, pas çka do të mësohet shkaku I vdekjes, njoftojnë nga policia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.