SHPËRNDAJE

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë pritet që sot ta sjellë vendimin në lidhje me paraburgimet e deputetëve dhe të dyshuarve tjerë për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vitin e kaluar, pasi që afati 48 orësh për sjelljen e vendimit në lidhje me ankesat e paraburgimeve skadoi të enjten, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Gjykatës Supreme tha se nuk po vonojnë me procedurën edhe pse afatet kanë skaduar.

Avokatët e të dyshuarve të cilët dërguan më shumë se 15 ankesa thonë se gjykata pa bazë po e shkelë afatin ligjor dhe e zgjat procedurën.

Ato apelojnë te Gjykata Supreme që sa më shpejtë të sjellë vendim sepse, siç thonë, është kyçëse që procesi të lëvizë drejt një epilogu më të shpejtë.

Vendimin e gjykatës e presin edhe ato që janë në Burgun e Shutkës si dhe ato që janë në paraburgim.

Gjithçka që ndodhi gjatë sulmit në Kuvend (FOTO+VIDEO)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.