Ballina Jeta Godasin tetovarët: “Jemi në gjendje të ndërtojmë një minare 100 metër lartësi...

Godasin tetovarët: “Jemi në gjendje të ndërtojmë një minare 100 metër lartësi përballë kryqit në Butel”

36
0
SHPËRNDAJE

Disa biznesmen tetovarë janë të gatshëm të ndërtojnë një minare përballë kryqit në Butel të Shkupit. Siç mëson portali TetovaSot, ata këtë e bëjnë për të treguar se shqiptarët janë tolerues sa i përket lirive fetare por jo edhe provokimeve siç bëjnë pala maqedonase.

“Nëse jepet leje për ndërtimin e minares, ne jemi të gatshëm deri në 100 metër lartësi të ndërtohet minarja edhe atë përballë kryqit, dhe vetëm atëherë mund të themi se në Maqedoni ka tolerancë fetare, ndryshe kryqi në Butel është provokim” thonë nga grupi  i biznesmenëve tetovarë që janë të gatshëm të nisin punën për ndërtimin e minares.

Shqiptarët njihen si popull më tolerant sa i përket lirisë fetare ku goditja më e madhe u dha në Paris, ku 4 përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri iu bashkuan “Marshimit të Unitetit” për ngjarjet e Parisit.

Ndryshe sot në Butel u vu gurrë themeli i kryqit 55 metra, ku disa qytetarë shqiptarë të Butelit dhe Çairit protestuan duke e cilësuar si provokim. “Kryqi e ka vendin në Xhami, jo në rrugë” u shprehën sot në protestë./TetovaSot/freskirinore

minarja kryqi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.