SHPËRNDAJE

Më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe shoqata tjera mbështetëse, kanë vendosur që të protestojnë dhe mos të festojnë, sepse nuk është arritur drejtësi gjinore dhe shoqërore.

Ato në një njoftim dërguar mediave, kanë thënë se nuk kanë arsye të festojnë.

“Kundërshtojmë dhe luftojmë papunësinë dhe varfërinë, e cila është formë e dhunës strukturore që ushtrohet ndaj qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

“Më 8 Mars 2018 (ditë e enjte) nga ora 12:00 mblidhemi tek sheshi Zahir Pajaziti, duke parakaluar rrugëve kryesore të kryeqytetit për t’i treguar edhe njëherë komuniteteve tona lokale dhe globale se ne do të angazhohemi pavarësisht sfidave për një shoqëri diverse dhe të barabartë”.

“MARSHI nuk përfundon këtu. Ne do të vazhdojmë me GREVË, me PROTESTË dhe REZISTENCË politike ndaj padrejtësive patriarkale dhe shoqërore. Gratë dhe të gjithë që ndihen të shtypur nga stereotipet gjinore, do të dalim në grevë dhe do të refuzojmë të punojmë. Do të dalim nga kuzhinat, universitetet, shkollat, dhomat e gjumit, fabrikat, spitalet dhe zyrat. Do hyjmë në grevë për të gjithë punën e shumëfishtë që e bëjmë të paguar dhe të pa paguar”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.