SHPËRNDAJE

Mr. Semir Imamovic

Kanë thënë këto të emancipuarit, në familjet patriarkale gruaja është e burrit dhe nuk ka liri të saja.

Nën termin liri nënkuptojmë se gruaja nuk ka asnjë obligim në shtëpi, se mund që të dal kur të dëshiron, se nuk është e obliguar që t`i shërbeje burrit, se nuk ekziston punë të burrave dhe grave në shtëpi, se nuk obligohet që të respektoje urdhrat e burrit, që të ketë paratë e saj, të mos varet prej askujt, t`i blej vetes çka dëshiron dhe të jetoje si dëshiron.

Pasojat e kësaj “lirie” mund që t`i ndjejmë në secilin hap: familje të rrënuara, fëmijë jetim, prishje e lidhjeve njerëzore. ( Faji njëjtë bie si te burrat ashtu edhe te gratë ) Allahu xh.sh. e di më mirë se ne natyrën dhe rrethanat e rrolit. Në korniza të saj ka vendosur rregulla dhe ka caktuar të drejta dhe obligime.

Me të vërtet gjithçka që është shkruar nuk është e butë dhe e ëmbël për shpirtrat tanë, por me siguri është më e mira për ne në aspektin afatshkurtër e sidomos në aspektin afatgjatë, prej asaj që neve na del nga kujtesa e shkurt.
Në momentin kur mendja njerëzore është përzier në urdhrat hyjnor janë shkaktuar çrregullime.

Duke ikur nga “robëria” e paramenduar hyjnore njerëzit bien drejt e në robëri të epsheve të tyre.
Gruaja e “emancipuar” nuk po dëshiron që të bëhet rob i traditave, familjes patriarkale dhe për këtë arsye bëhet robëresh e të gjitha gjërave tjera: modës, konsumerizmit, shefave të modës, shefave të punës, mafies e cila trupin e saj po e shfrytëzon për pasurim personal.

Është e mjaftueshme që t`i dëgjosh ish modelet, dhe të shohim përmasat e gabimeve të grave të emancipuara.
Zoti gratë i ka krijuar që të kënaqen në mirësitë e Tij, dhe ka zbuluar mbrojtësin e saj, i ka garantuar të drejta të cilat emancipimi i rrejshëm asnjëherë nuk do t`ia jap, e ka liruar prej obligimit dhe detyrimit financiar, por ajo po kërkon brina te njerëzit vetëm pse dikush e ka bindur se ajo gjë është liri.

Liria më e mirë është ajo që konsumohet në suaza të cilat i ka përshkruar Allahu i Madhërishëm, përderisa ajo bazohet në lirinë e shpirtit, besimit dhe bindjes vetëm Një Zoti, Krijuesit dhe Sunduesit të vërtet.

Përktheu dhe përshtati nga boshnjakishtja: Hamdi Nuhiju

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.