Ballina Kronika e zezë Historia e dhimbshme e tetovarit të pastrehë në Pulla të Kroacisë (Foto)

Historia e dhimbshme e tetovarit të pastrehë në Pulla të Kroacisë (Foto)

34
0
SHPËRNDAJE

Raport special nga Mehmet Latifi

Ditëve të fundit, në mediat kroate, sidomos ato nga rajoni i Pullës dhe Istrës, janë përplot shkrime madje edhe reportazhe për personazhin e ditëve tona në Pullë të Kroacisë, dhe për historinë e dhimbshme të tij.

Fjala është për Said Muharremin, i mirënjohur qytetarëve të Pullës si “Mujo”-sipas mediave kroate ai është me origjinë nga Tetova (ose rrethina e Tetovës), por  nuk ka të dhëna  sa sa kohë dhe si ka ngelë ai në Pullë, ndërsa ai vet ka pohuar se  është nga Tetova dhe se në Kroaci ka ardhur gjatë viteve të ’60 dhe ka punuar në një fabrikë në Pullë, e cila ka falimentuar. Pas falimentimit ka ngelë pa punë në vitin 1999 dhe që atëhere jeton nje jetë modeste me vetëm 950 kuna (rreth 130 euro) pension…

Said Muharremi-Mujo, sipas mediave kroate, ka jetuar dhe jeton si i pastrehë dhe në rrugë: Qytetarët e përshkruajnë si gjithmonë të buzëqeshur, i cili ushqen pëllumbat e qytetit edhe nëpër shi, edhe në ftoftë, edhe kur është vapë, i ushqen me bukën që e ka pothuajse të vetmin rracion ditor për vete. Megjithate, këto ditë të festave, sikur  në mbarë botën katolike, ashtu edhe në Kroaci, një bëmirës, ka vendosur që buzëqeshja e Said Muharremit-Mujos, të jetë më kuptimplote!

Said Muharremi-Mujo, deri para dy-tre ditëve ka jetuar si i pastrehë, pa kulm mbi kokë, duke mos u ankuar askujt për situatën e tij të vështirë. Për ate, pëllumbat dhe macjet endacake që ai i ushqen çdo ditë, kanë qënë gjithçka që ka në jetë dhe me ato ai e ka ndarë atë kafshatë bukë që kishte.  Pasi është përhapur kjo histori për Said Muharremin-Mujon nëpër media, shumë qytetar të Pullës kanë treguar gatishmëri ta ndihmojnë për ditët e festave, që sado pak edhe ai të gëzohet.

Dhe kështu, qytetari nga Pulla, 38 vjeçari Damir Iskriq (Damir Iskrić), kur ka dëgjuar për historinë e Said Muharremit-Mujos, këtij të pastrehi, ka vendosur ta ndihmojë, duke i dhënë në shfrytëzim një kampshtëpizë të pajisur me orendi të duhura!

Ky gjest tepër fisnik e human i këtij qytetari ka zgjuar edhe më shumë kurreshtjen dhe interesimin e mediave, pork a nxitë edhe reagime të shqiptarëve që jetojnë në Kroaci, për neglizhencën e vetë shqiptarëve për këtë bashkëkombas të pastrehë.

Ndër ata që kanë reaguar, mbase me plot të drejtë, ka qënë  artisti shqiptar që jeton në Kroaci-në qytetin Vallpovo, Enver Reçica, i cili në postimin e tij në facebook shkruan-(citoj):  “Kaq e ka ndihma e Shqiptarve. I nderuari z.Iskriq, na keni turpërua neve  të gjithëve, por më së shumti ata që rrahin gjoks se do të ndërmarrin diçka dhe do të reagojnë, por asgjë pos fjalëve boshe, sepse reagimi është dashur të bëhet menjëherë e jo kur të bëhet. Dimri ka filluar dhe nuk mund të pritet. Do të isha veçanërisht i nderuar të ju njoh Ju, dhe tu faleminderoj personalisht dhe tua shtrëngoj dorën. Shumë faleminderit nga unë personalisht dhe shqiptarët nga Sllavonia.  Na tregoj Kroati se qka eshte burrnija dhe njerzija”.

I menjëhershëm ka qënë  edhe reagimi i zonjës Merita Hoxha, e cila në postimin e saj mjaft e shqetësuar shkruan (citoj): “ Ku jemi ne?! Kur e pashë këtë  reportazh  më erdhi  turp nga vetvehtja ime. Sa e sa herë e kam parë këtë person në qytet, kam kaluar pranë tij, kam mundur ta ndihmoj…. Po të gjithë ne a nuk jemi në gjendje të mblidhemi dhe të blejmë së paku një kampshtëpizë, kontejner për banim, shtëpizë druri apo thjeshtë dërrasa dhe t’ ia lehtesojmë bile pak mjerimin në të cilin zotëriu jeton, aq më shumë se është bashkëkombas i yni??????!!!!!!!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.