Ballina Islamistike Historia e engjëllit dhe tre njerëzve! Ngjarje që duhet të marrë mësim...

Historia e engjëllit dhe tre njerëzve! Ngjarje që duhet të marrë mësim çdo njeri!

37
0
SHPËRNDAJE

Historia që me lejën e Zotit do të trajtojmë mbart në vetvete një mësazh të për për gjithësecilin prej nesh. Kjo për shkak se njerëzit ndryshojnë në bazë të rrethanave, kushteve dhe besimit. Zoti i Gjithësisë, Ai i Cili ka krijuar njerëzit, botën, Universin, engjejt dhe të gjitha krijesat e tjera i dërgon një engjëll 3 njerëzve me sëmundje të ndryshme. Njëriu i parë ishte me lebrozë, njeriu i dytë ishte i sëmurë nga koka dhe i treti ishte i verbër. Shkoi tek njeriu i parë dhe e pyeti se çfarë kishte nevojë dhe dëshirë!
Ai menjëherë u përgjigj:

– Dua shumë, që të shërohem nga sëmundja e lëkurës. Dua të jem normal, ta kem lëkurën e bardhe dhe të jem si gjithë të tjerët.
Engjëlli me lejën e Zotit e shëroi. Por nuk kishte mbaruar këtu. Mbas kësaj ai i dha dhe pasuri gjë që e habiti shum njeriun sepse ai sa nuk fluturonte nga gëzimi që ishte shëruar. Koha kaloi dhe ai vazhdoi jetën e pa Zoti me mirësi.
Engjëlli shkoi tek ai që ishtë i sëmurë nga koka dhe i tha:
– Çfarë ke nevoje?! Me çfarë do të të begatojë i madhi Zot?!
– tha: Ahh! Dua të më shërojë kokën, kam probleme me floket, me kokën etj.
Me lejën e Zotit e shëroi edhe këtë njeri. Por edhe këti i dha pasuri të madhe sepse Zoti është Bujar i Madh. është Mëshirues i madh.
Pasi engjëlli shkoi tek këta dy njerëz më pas shkoi tek një njeri i cili ishte i verbër. Ai nuk shikonte fare. Imagjino vëlla dhe motër çfarë sprovë e madhe për një njeri që nuk shikon dritën e diellit! Ndërsa neve Zoti na ka begatuar me mirësi na ka dhënë shikimin këtë dhuratë të madhe. Ka prej njerëzve që zhyten ne konfuzion dhe pa menduar, medituar dhe analizuar nuk besojnë Zotin e Gjithësisë. Çdo gjë që na rrethon është krijimi i Tij. Ne kur erdhëm në këtë botë i gjetëm gati dhe ashtu do i lemë prap kur të largohemi. Shkoi engjëlli tek i verbëri edhe i tha:

– Kërko, Çfarë do të të japë i madhi Zot!
– tha: Shikimin! Dua dritën e syve të shikoj edhe unë si të tjerët.
Me lejën e Zotit i erdhi shikimi. Por përsëri engjëlli i tha që pas shikimit do të jap dhe pasuri. I verberi nuk e konceptonte dot sepse ku kishte për të pasuri më të madhe se shikimi. Kjo është hadith i vërtetë i cili trasnmetohet nga Buhari dhe e ka treguar profeti i fundit Muhammedi alejhi selam. Zoti i Gjithësisë i la për një kohë të gjatë të tre njerëzit dhe i dërgon po të njejtën engjëll por të veshur si njeri i varfër. I veshur keq, me rroba të grisura i shkon të parit dhe i thotë:

– O filan! E shikon hallin që kam. Zoti ty të paska pari me mirësi shumë të madhe. Jam udhëtar, kam ngelur në rrugë a ke mundësi të më ndihmosh? Zotin e kam të parin ty më pas po të shikoj si sebep.
Ai direkt iu kthye me një egoizëm:

– Aaa ti mua më gjete?! Më mbytën hallet tani edhe ty të kisha mangut. Ik vazhdo rrugën se nuk të mbaj ty në shpinë.

Engjëlli i Krijuesit të Gjithësisë i tha:

– Kam dëgjuar që ti ke qënë i sëmurë, Zoti të shëroi dhe të dha pasuri.

– Jo tha. Këto i kam pasur trashgimi nga të parët e mi.

–Nëse gënjen të ktheftë Zoti siç ke qënë. Dhe ashtu u kthye.
Vazhdoi engjëlli dhe i shkon njeriut të dytë.

– O filan! Jam udhëtar, kam ngelur rrugës, mbas Zotit ty të shikoj si sebep. A me ndihmon dot me diçka?

Egozimi e kishte kapluar edhe këtë njeri! Ai i tha:

– Ik të lutëm largohu, kam hallet e mia kam familjen kam tregëtinë kam bizneset kam këtë dhe atë ik largohu. Shiko tek ndonjë tjetër.

Engjëlli i All-llahut të Madhëruar i tha:

– O filan, kam dëgjuar që ke qënë i sëmurë, pa lek, pa pasuri dhe Zoti të shëroi të mbushi me mirësitë e Tij të pafundme.
– Jo i tha ai. Unë gjithmonë i pasur kam qenë.
– Nëse gënjen te ktheftë Zoti i Madh siç ke qënë dhe ashtu u kthye.
Shkoi engjëlli i Zotit tek njeriu i cili ishte i verbër. Ai ishte një njeri i mirë, me parime, bujar shkurt ishte një musliman i devotshëm. Shkoi engjëlli dhe i tha:

– O filan! Siç po më shikon jam veshur keq, jam i lodhur nga rruga Zotin kam të parin dhe ty të shikoj si sebep. A do më ndihmosh?!

– Muslimani i mirë, njeriu i kulluar i tha:

– O filan! Kam qënë më në hall se ty. Isha i verbër dhe All-llahu i Madhëruar me dha shikimin. Isha i varfër dhe më bëri të pasur. I shikon këto janë pasuritë e mia. Merr çfarë të duash dhe ler çfarë të duash.

Engjëlli u gëzua shumë edhe i tha: Unë nuk marr kurrë gjë. Jam engjëll i të madhit Zot! Zoti i Gjithësisë u kënaq me ty u hidhërua me dy të tjerët. Kjo është esenca e Islamit, t’ia atribojmë atë që i takon. Çdo mirësi që na rrethon është prej Zotit dhe ne duhet të jemi falenderues, besimtarë të mirë dhe jo mohues.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.