Ballina Tregime Historia e një nëne kur e kuptoi se ka fëmijën me sindromën...

Historia e një nëne kur e kuptoi se ka fëmijën me sindromën daun…

18
0
SHPËRNDAJE

Tre vite pas martesës mbeta shtatzanë dhe në vizitën time të katërt tek gjinekologia, më tha se fëmija mbart sindromën daun. Nëntë muajt e shtatzanisë kaluan si nëntë shekuj.

Çdo mëngjes, mes meje dhe tim shoqi zhvillohej një luftë për ta abortuar fëmijën, luftë të cilën unë e zhvilloja çdo darkë me veten time. E megjithatë, e linda djalin…

Më kujtohet si tani kur ma solli tim bir infermierja dhe e mbajta në krahë për herë të parë, i prekja gishtat e tij të barabartë në gjatësi dhe sytë e zi dhe të rrumbullakët. Shpërtheva në të qara, të cilat mi ndërpreu im shoq me pyetjen: ”Çfarë emri do i vësh tët biri?” Me lot në sy iu përgjigja: ”Do e quaj Bukurosh! Pasha Zotin nuk ka gjë më të bukur në sytë e mi.”

Kaluan vite si të ishin sekonda. Ndërkohë më lindi dhe një djalë i dytë, të cilit, im shoq, i vuri emrin: ”Shpëtim” për faktin se kishte shpëtuar nga sindromi daun nga i cili vuante i vëllai.

Shpëtimi u shndërrua në fëmijën e përkëdhelur të atit. Prandaj dhe i la në testament të gjitha pronat dhe pasuritë.

Pas një farë kohe ndërroi jetë im shoq, e bashkë me të u përkeqësua gjendja ime shëndetësore.
Shpëtimi më dërgoi në një nga spitalet më të mira dhe mbulonte të gjitha shpenzimet e trajtimit mjekësor. Ai vinte çdo fundjavë dhe më vizitonte në spital. Ndërkohë, Bukuroshi më qëndronte pranë natë e ditë, më ushqente, më përkëdhelte faqet dhe me gishtat e tij më kapte bishtalec. Ato pak flokë të thinjur që më kishin mbetur.

Sa herë që vinte infermierja për të më dhënë ilaçet, Bukuroshi vraponte drejt saj duke i thënë: ”Jap … unë… mamit … ilaçet..” Këto tre fjalë më mbushnin me energji më shumë se mijëra fjalë të thëna bukur nga i vëllai.

E pyetja që shpesh herë ia drejtoja Zotit dhe vetes time, ishte nëse ky sindromi që kishte prekur tim bir, ishte sindromi daun, apo sindromi human!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.