SHPËRNDAJE

Antibiotikët dhe ilacet e tjera na jepen gjithnjë e më shumë, pasi viruset dhe bakteriet shumohen dhe forcohen nga dita në ditë.Supa me hudhra e trumëz mund ta fitojë luftën me viruset e gripit dhe ftohjen.

Ajo që është interesante te hudhra e bardhë është se viruset e reja nuk bëjnë punë tek ajo, ajo me sukses lufton me të gjithë “të sapoardhurit”.Krejt kjo ndodh falë kemikales alicin. Një hulumtim i Universitetit të Uashingonit ka vërtetuar se hudhra është 100 herë më e dobishme se dy antibiotikët më të njohur që luftojnë me sëmundjem e që e shkatërojnë bakterien që është përgjegjëse kryesore për sëmundjet që barten përmes ushqimit.

Prandaj duhet depërtuar sa më shumë në kuzhinat e secilit.Kjo është një e vërtetë e madhe që nuk u shkon për shtati kompanive gjigante farmaceutike.Në se i besoni hudhrës, atëherë përgatiteni këtë supë sipas udhëzimeve tona:

Supë me hudhra

  • Afër pes thelpinj hudhra të prera imët
  • 2 lugë gjalpë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 2 hudhra të kuqe, të prera poashtu imët
  • 1 lugë trumëz të freskët, të grirë imët
  • 6 filxhanë (nga 250 ml) supë pule (bujona)
  • 3 filxhanë bukë të thekur të prerë në copa të vogla
  • 1 filxhan shtalpë

Nxejeni furrën në 180 C. Prejuani majat hudhrave. Shtoni vajin e ullirit dhe futini në një folio alumini. Piqeni në furrrë përreth 90 min. Lëreni të ftohetGjatë kësaj kohe, nxejini dy lugë vaj ulliri dhe gjalpë në temperaturë mesatare. Shtoni hudhrat e kuqe (përzijini shpesh). Lërini 10 minuta.Përzijini të gjitha bashkë dhe shtojini edhe trumëzat. Uleni temperaturën dhe lëreni të qëndrojë 5 minuta. Këtë masë të fituar përzijeni me blender derisa ta mbërini një masë të trashë homogjene. Pastaj shtojeni shtalpin apo shtalpin për gatim, si dhe byberin e zi sipas dëshirës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.