Ballina Ilahi Ilahi kushtuar nënës nga Burim Berisha – “Të kam borxh trupin dhe...

Ilahi kushtuar nënës nga Burim Berisha – “Të kam borxh trupin dhe shpirtin” (VIDEO)

21
0
SHPËRNDAJE

Të kam borxh trupin dhe shpirtin” quhet ilahija kushtuar nënës, të cilën së fundmi e ka realizuar Burim Berisha, këndues i kahmotshëm ilahish nga Prizreni, por që jeton dhe vepron në Zvicër.

Pas shumë vitesh duke kënduar në xhami në Zvicër ai ka bërë një hap më tutje drejt realizimit të ilahive profesionale, ndër të cilat edhe kjo e fundit që vjen e realizuar edhe me video klip.

Ilahi kjo që është treguar tepër e suksesshme duke kaluar 100 mijë shikime dhe mbi 1 mijë pëlqime në rrjetin social të facebookut dhe të cilën ua prezantojmë sot!

Përndryshe kjo është ilahija e tretë e Burimit që më parë kishte sjellur edhe ilahitë “Ku je ti” kushtuar Pejgamberit a.s. dhe “Mirë se vjen o dritë e vitit” kushtuar Ramazanit./FRESKIRINORE

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.