SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i DR-së, Imer Selmani është një nga figurat e mirënjohura të biznesit dhe politikës që vazhdon të ketë ndikimin e tij në skenën politike në Maqedoni.

Ai së fundi është parë bashkë me kryeministrin Zoran Zaev në Turqi, ku është ftuar si pjesë e komunitetit të biznesit, informon INA.

“Biznesi dhe biznismenet ndertojne ura me te forta bashkpunimi mes Maqedonise dhe Turqise. Kryeministeri i Maqedonise Zoran Zaev udheheq delegacionin e Maqedonise. Falemenderit qeverise Turke per mikpritjen”, ka shkruar Selmani në profilin e tij në facebook.

Derisa shumë zëra thonë për rikthimin e tij të mundshëm në politikë, kjo në disa raste është mohuar nga Selmani. Por siç mësohet Zaev shpesh takon politikanin më të votuar shqiptarë, për ta këshilluar për çështje politike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.