Islami ka dy histori: ajo para dhe ajo pas Muhammedit, a.s.
Historia e Islamit pas Muhammedit (historia e Islamit në kuptim të ngushtë), s’mund të kuptohet krejtësisht pa parahistorinë e Islamit dhe veçanërisht pa pjesën e fundit të saj që përfshin periudhën e judaizmit dhe të krishterimit.
Roli i këtyre tri religjioneve të shpallura është tejet i madh. Përmes tyre njeriu u bë pika qendrore e historisë dhe mësoi ta vështrojë botën, përkatësisht njerëzimin, si tërësi. Përmes tyre ai njohu madhështinë e jetës së jashtme e të brendshme, të progresit të jashtëm e të brendshëm, marrëdhënien e tyre të ndërsjellë dhe kufijtë e tyre. Suksesi dhe mossuksesi historik i judaizmit e i krishterimit paraqet përvojën vendimtare islamike të njerëzimit.
Moisiu, Jezui dhe Muhammedi personifikojnë tri aspiratat të vetë fillimit prej të cilave në instancën e fundit përmblidhet çdo gjë njerëzore.
Alija Izetbegoviq, shkeputur prej Librit “Islami ndermjet Lindjes dhe Perendimit”
Fevzi M. | freskirinore