SHPËRNDAJE

Boksieri i njohur, Wilder do të ngjitet në ring sonte për t’u përballur me Ortiz.

Wilder do të mbrojë titullin në peshat e rënda të kategorisë WBC ndaj Ortiz, shkruan GazetaBlic

Nëse Wilder mposht Ortizin, atëherë mund të përballet me Anthony Joshuan.

E një duel mes Wilderit dhe Joshuas e kishte parashikuar edhe boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi.

“Unë me të vërtetë shpresoj për një duel Anthony Joshua – Wilder, atëherë mund të sqarohet se kush është numri 1”, ka thënë Krasniqi.

Meçi mes Joshuas dhe Wilderit mund të ndodhë gjatë vitit 2018.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.