SHPËRNDAJE

WhatsApp i jep më shumë kohë rimendimit. Aplikacioni po zgjeron kohën e nevojshme për një pendim, për të fshirë gjëra që nisim apo thjesht kemi ngatërruar adresë.

Deri tani koha për këtë ishte vetëm 7 minuta, por tashmë do të bëhet një orë. Ky version ishte fillimisht i disponueshëm në Beta dhe u fut në WhatsApp tetorin e kaluar me limitin 7 minuta dhe quhet “Elimino mesazhet për të gjithë”.

Për të tërhequr mbrapsht një mesazh në grup apo mes dy personash, mjafton ta përzgjedhësh mesazhin dhe të zgjedhësh opsionin “Eliminoje për të gjithë”.

Megjithatë ky veprim nuk është 100% i sigurtë se nuk lë gjurmë. Kjo pasi, personit që i ka shkuar mund ta ketë parë mesazhin para se të fshihet, apo ta lexojë nga njoftimet që vijnë në smartphone.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.