Ballina Tregime Ju jeni qentë e Zotit ne tokë!

Ju jeni qentë e Zotit ne tokë!

12
0
SHPËRNDAJE

Tregohet se bija e Holakos, liderit të mongolëve kishte dalë për shëtitje në Bagdad. Asaj i zënë sytë një grumbull njerëzish që ishin mbledhur rreth një burri. E çuditur pyeti se kush ishte ai person rreth të cilit ishin mbledhur gjithë ata njerëz dhe i thanë se ishte një nga hoxhallarët e myslimanëve, njeri shumë i ditur. Menjëherë urdhëroi që ai burrë ti sillej dhe ashtu ndodhi. Pasi erdhi i dituri, vajza e Holakos e pyeti:”A nuk jeni besimtarë?”

I dituri iu përgjigj:”Sigurisht që po.”

E bija Holakos:”A nuk pretendoni se Zoti mbështet dhe përkrah besimtarët?”

I dituri:”Sigurisht që po.”

E bija Holakos:”A na ka ndihmuar neve Zoti kundër jush?”

I dituri:”Sigurisht.”

E bija Holakos:”Atëherë, a nuk do të thotë ko se ne jemi më të mirë se ju?”

I dituri:”Jo.”

E bija Holakos:”Përse?”

I dituri:”A ke parë çobanë që kullosin bagëtinë?”

E bija Holakos:”Sigurisht.”

I dituri:”A ke vënë re që çobanët marrin me vete dhe qentë?”

E bija Holakos:”Sigurisht.”

I dituri:”A e di çfarë bën çobani nëse disa dele marrin arratinë dhe largohen nga tufa?”

E bija Holakos:”Dërgon qentë që ti kthejnë në tufë.”

I dituri:”Sa mund të zgjasë përndjekja e deleve?”

E bija Holakos:”Derisa delet të kthehen në tufë.”

I dituri:”E njëjta gjë vlen dhe në këtë rast. Ju jeni qentë e Zotit në tokë dhe përderisa ne jemi të përçarë, larg rrugës së Zotit dhe bindjes së Tij, ju nuk do na shqiteni derisa të kthemi aty ku duhet.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.