Ballina Familja Kam rënë në një hall të madh që veç Zoti e di-...

Kam rënë në një hall të madh që veç Zoti e di- S’ka burrë nëne ti mbushë mendjen babait tani(…FRESKI…)

36
0
SHPËRNDAJE

Një i ri i qau hallin një miku të tij duke i thënë:”Kam rënë në një hall të madh që veç Zoti e di. Sa herë që më pëlqen një vajzë dhe dua të kërkoj dorën e saj për fejesë, ndërhyn ime më dhe bën çmos që kjo të mos ndodhë.”

Miku i tij i tha:”Po kjo është gjëja më e lehtë që mund të zgjidhet miku im. Gjej një vajzë që të ketë ca gjëra të përbashkëta me nënën tënde, ti përngjajë asaj si në pamje ashtu dhe në disa cilësi dhe ja ku mbaroi problemi. Jot ëmë do e pëlqejë në vend dhe do të pranojë të fejoheni e martoheni.”

Ashtu e lanë dhe u ndanë.

Pas një farë kohe, dy miqtë u takuan sërish dhe miku këshillues e pyeti mikun e vet që kishte hallin se çfarë ngjau.

Ai u përgjigj:”Bëra siç më the ti miku im. E gjeta një vajzë që i ngjante nënës time, edhe në pamje edhe në virtyte. Por në këtë rast më doli një problem akoma më i madh.

S’ka burrë nëne ti mbushë mendjen babait tani.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.