Ballina Jeta Kanë operuar anesteziologë të dehur

Kanë operuar anesteziologë të dehur

26
0
SHPËRNDAJE

Dy mjekë anesteziologë, të cilët kanë qenë pjesë e ekipit, në operacionin ku është dashur të lind një nënë foshnjën, por fatkeqësisht edhe nëna edhe foshnja kanë vdekur në Spitalin e Gjevgjelisë. “Anesteziologët kanë qenë të alkoolizuar, ka treguar analiza e gjakut, të cilën ua ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme”, thonë nga Prokuroria Publike, njofton Portalb.

Analiza e gjakut të dy anesteziologëve, ka treguar praninë e 1.23 gjegjësisht 1.75 promilë alkool në gjak.

“Është sjellë urdhër për analizë të gjakut të personave të cilët kanë marrë pjesë në ekipin gjatë kryerjes së operacionit, për shkak të njoftimit se dy mjekë anesteziologë kanë qenë në gjendje të alkoolizuar. Analiza e mostrave të gjakut e kryer nga MPB, ka treguar se 1.23 promilë, gjegjësisht 1.75 promilë alkool ka pasur në gjakun e mjekëve  anesteziologë. Te mjekët gjinekologë nuk është konstatuar prani e alkoolit në gjak”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike.

Nga atje thonë që në lidhje me rastin, Prokuror Publike – Veles, e ka nisur hetimin paraprak.

“Prokurori publik i caktuar për t’i gjetur arsyet e vdekjes, në Institutin për Mjekësi Ligjore, Kriminalistike dhe Deontologji Mjekësore – Shkup, ka dhënë urdhër për kontroll nga Mjekësia Ligjore dhe për autopsinë e trupave të vdekur. Janë marrë raportet na kontrolli i Mjekësisë Ligjore dhe prej autopsisë. Po bëhen edhe analiza dhe prova tjera që të zbardhen arsyen për të cilën kanë vdekur nëna me foshnjën. Nga Prokuroria Publike – Veles, në drejtim të gjetjes së arsyeve për këtë rast tragjik, janë ndërmarrë edhe tjera masa . Është shtuar i tërë dokumentimi mjekësor sa i përket operacionit, kontrolleve, dhe testet e kryera më parë që e kanë sjellë deri te operacioni. Gjatë këtyre dy ditëve janë marrë në pyetje shumica prej personelit mjekësor që e kanë kryer operacionin, ndërkaq sot vazhdon marrja në pyetje e personave tjerë”, thonë nga Prokuroria.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.