Ballina Jeta Katër karakteristikat e haxhit

Katër karakteristikat e haxhit

35
0
SHPËRNDAJE

Haxhi është njëra nga pesë shtyllat e Islamit. Ashtu siç kanë karakteristikat e tyre edhe obligimet e tjera fetare, edhe haxhi njihet me disa karakteristika të veçanta që janë specifike vetëm për këtë adhurim (ibadet).

image

– Haxhi është obligim njëherë në jetë. Të gjitha shtyllat tjera islame janë në nivelin e detyrimeve të përditshme apo vjetore.

– Haxhi është i vetmi ibadet (në mesin e pesë kushteve obligative) i cili kushtëzohet me vendin dhe kohën. Kelime – shehadeti nuk kushtëzohet as me kohën as me vendin. Namazi, agjërimi dhe zeqati janë detyrime të përcaktuar me kohën por jo edhe me vendin, ndërsa haxhi është i lidhur edhe me njërën edhe me tjetrën.

– Haxhi është i vetmi ibadet që ne angazhohemi me të gjitha anët, duke përfshirë shpirtin, trupin dhe pasurinë. Kështu, p.sh. namazin mund ta quajmë si një ibadet shpirtërorë dhe fizik, gjithashtu edhe agjërimin. Edhe për zeqatin është e rëndësishme komponenta shpirtërore, por edhe pasuria, pra zeqati është ibadet shpirtërorë dhe material. Haxhi i bashkon të gjitha këto. Pra, haxhi është një ibadet shpirtërorë, fizik dhe material.

– Haxhi është kurora e adhurimit ose përvoja më e madhe shpirtërore. Këtë na e tregojnë shumë hadithe të Muhamedit a.s. Haxhi është një atmosferë e jashtëzakonshme shpirtërore, katalizatorë për shpirtërat tanë për shkak se në vete integron dhe përfshin disa fuqi shpirtërore që janë specifikë vetëm për këtë ibadet. Ai përfshin madhështinë e adhurimit dhe pozitën e ndershme të vendit./islampress/freskirinore

Përshtati: Arsim Dauti

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.