Ballina Femra Keni lëkurë ndjeshme dhe lehtë ju bëhen njolla? Këto receta popullore zgjidhin...

Keni lëkurë ndjeshme dhe lehtë ju bëhen njolla? Këto receta popullore zgjidhin problemin tuaj!

108
0
SHPËRNDAJE

Në mënyrë që të parandaloni daljen e njollave apo edhe të mavijosurat, me rendësi është të reagoni në kohë dhe këto zgjidhje natyrale ju ndihmojnë t’i hiqni qafe.

Maska nga patatet dhe mjalti
Për këtë maskë përdorni pataten e paqëruar, pak mjaltë dhe ujë të thjeshtë. Pasi ta zieni pataten, e qëroni dhe e shtypni. Më pas aty shtoni dhe një lugë mjaltë dhe e përzieni me pak ujë të vakët, derisa të fitoni një masë të trashë. Maskën e përgatitur e vendosni në njollë dhe e lini për 15 minuta.

Perimet si kompresë
Disa perime e zbutin dhe përshpejtojnë largimin e njollave. Në shërbim të së bukurës shërbejnë lakra, majdanozi, qepa dhe domatja. Edhe qepa e kuqe është e shkëlqyeshme kundër njollave dhe zbut dhimbjet. Qepën e prerë e vendosni në kompresë edhe e mbuloni vendin e prekur. Ngjashëm mund të veproni edhe me lakër ose majdanozin e paprerë. Ndihmon edhe domatja e freskët: domaten e paprerë e vendosni sipër njollës dhe e mbani për 30 minuta.

Masazhi me uthull dhe ujë
Përzieni uthullën dhe ujin e ngrohtë në masën 50:50 dhe ngadalë e lyeni vendin e prekur. Këta dy përbërës përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndikojnë që gjaku i grumbulluar të absorbohet ose më shpejt të hiqet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.