SHPËRNDAJE

Një njeri kur arriti moshën e pleqërisë i mblodhi djemtë e tij dhe u tha:
 
– O djemtë e mi! Unë arrita pleqërinë dhe nga gjithë këto vite kam nxjerrë shumë mësime, prandaj o djemtë e mi, para se të vdes, dëshiroj t’ju këshilloj.
 
– Djemtë e mi! Kjo botë është kalimtare dhe njeriu është vetëm mysafir ne te. Ju këshilloj, kur te jeni në mesin e njerëzve mbani gjithmonë tri gjëra me vete: Një metër, një gurë kandari dhe një gjilpërë.

Djemtë u çuditën me këshillën e babait dhe filluan ta pyesnin.
– Përse ta mbajmë metrin? Pyeti djali i madh.
– Që me te ta matni vendin ku do të rrini në mesin e të tjerëve, tha plaku.

– Po përse gurin e kandarit? Pyeti djali tjetër.
– Ta peshoni me te fjalën para se ta flitni, tha plaku.
– Po gjilpërën? Pyeti djali i vogël.

– Që me te ta thumboni vetën, para se ta thumboni tjetrin, tha plaku dhe nuk foli më!
Përshtati; FRESKIRINORE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.